BE miratoi gjashtë miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, por duhet të përmbushen disa kushte

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi instrumentin për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor. Plani u siguron vendeve gjashtë miliardë euro nga buxheti i Bashkimit Evropian, dy miliardë ndihmë direkte dhe katër kredi, transmeton Portalb.mk.

Por për të marrë paratë, vendet duhet të përgatisin agjenda reformash, në të cilat do të deklarojnë se cilat reforma do të zbatojnë.

Gjithashtu, parakushte për marrjen e parave, ndër të tjera, janë respektimi i parimeve demokratike, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pluralizmi mediatik, pavarësia e gjyqësorit, sundimi i ligjit.

Beogradi dhe Prishtina kanë edhe parakushte shtesë, që është një ndryshim i dukshëm në normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga marrëveshjet e dakorduara më parë.

Me këtë miratim kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në gazetën zyrtare të BE-së.

Plani i ri për rritje ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023, i njëjti bazohet në katër shtylla. E para, forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së. E dyta, forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal. E treta, përshpejtimi i reformave fundamentale. E katërta, rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.

Ballkani PerëndimorBE Fonde - ParaEurointegrime Negociata RMV-BEPlani i BE-së për rritje (zhvillim) Ballkani Perëndimor