Orce Gjorgjievski sot ka paralajmëruar rrënimin e objekteve që tashmë janë shpronësuar rreth projektit për funksionalizimin e urës “Gjeneral Mihajlo Apstolski”, transmeton Portalb.mk.
“Prej nesër do të fillojë rrënimin i objekteve dhe depërtimi i trasesë te ura “Gjeneral Mihajlo Apostolski”, njoftoi Qyteti i Shkupit, duke shtuar se ka mbaruar afati për zhvendosjen e qytetarëve nga ato objekte.
Gjorgjievski ka sqaruar se tashmë shpronësimi i objekteve tashmë ka përfunduar plotësisht, duke vlerësuar se janë larguar të gjitha pengesat për funksionalizimin e kësaj ure.