Rritje e PBB-së në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ky është sektori që shënoi më së shumti rritje

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja është për 4.3 perqind në tremujorin e dytë, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2026, rritja më e madhe është shënuar në sektorin G – Ndërtimtari, me 21,9%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që investimet bruto janë rritur me 14.5 përqind.

Në këtë periudhë u regjistrua edhe rritje e konsumit final për 7 përqind.

Ekonomia e shtetit - Lajme ekonomiProdhimi i Brendshëm Bruto (PBB) Bruto prodhimi vendor (BPV)