Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka dënuar tre ekipe dhe një futbollist për shkak sjelljes jo të mirë në ndeshjet e kaluara në kuadër të Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë, transmeton Portalb.mk.
“FK Shkëndija e Haraçinës dënohet me 2.500 euro për shkak të organizimit të dobët, përkatësisht hedhjes së objekteve në fushë, pranisë së personave të paautorizuar në ambientet zyrtare dhe sulmit verbal ndaj gjyqtarit në ndeshje”, raportoi Federata.
Ndaj Makedonija Gj.P. dhe Shkupi 1927 ka filluar procedura disiplinore për shkak parregullsive në ndeshjen kundër Pelisterit, gjegjësisht Teteksit.
Federata e dënoi edhe futbollistin e Tikvshit, Laval Emanuel me 3 ndeshje.