Bankat, kompanitë, qytetarët dhe shteti do të përfitojë nga projekti me BE-në, paralajmëroi guvernatori Sllaveski

Guvernatori i Bankës Popullore në Maqedoninë e Veriut, Trajko Sllaveski, pas bashkëpunimit ndërmjet Bankës Popullore dhe Bashkimit Evropian, ka paralajmëruar përmirësimi të sistemit të pagesave, transmeton Portalb.mk.

Përmes miratimit të standardit të ri global ISO 20022 në sistemi ne pagesave MIPS, do të ketë përforcim të ndërveprimit të sistemit të pagesave vendase dhe ndërkombëtare.

Ky është një standard ndërkombëtare që do të forcojë sistemin e pagesave të menaxhuara nga Banka Qendrore Evropiane dhe brenda Zonës së Vetme të Pagesave në EURO (SEPA).

Ky është një nga qëllimet e projektit “Forcimi i kapacitetit të Bankës Popullore në fushën e statistikave të jashtme, statistikave të pagesave dhe sistemeve të pagesave”. Përmes këtij projekti planifikohet modernizimi i institucioneve.

Banka Popullore vlerësoi se përmes këtij projekti, do të përfitojnë bankat, kompanitë, qytetarët dhe shteti.

Banka - BankëBanka Popullore e RMVBashkimi Evropian (BE)Trajko Sllaveski