Azir Aliu nesër do të largohet nga pozita e ministrit të Shëndetësisë pa e përmbushur premtimin e tij për investimin prej 74 milionë eurove për Spitalin e Tetovës i cili u prezantua si një projekt strategjik, por pa shumë detaje, shkruan Portalb.mk.
Nesër pritet që ministri aktual i Shëndetësisë të largohet nga ky funksion pas rikonstruimit të qeverisë, kështu duke lënë pas këtë premtim të papërmbushur.
Ministri në largim, Azir Aliu më 2 maj 2026 me tone optimiste paralajmëroi investim prej 74 milionë eurosh për transformimin e Spitalit Klinik të Tetovës, duke e cilësuar si projekt strategjik që “do ta ndryshojë përgjithmonë mënyrën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në Pollog”.
Megjithatë, pavarësisht deklaratave ambicioze dhe prezantimit publik të projektit, shumë detaje mbetën të paqarta.
Portalb.mk kërkoi sqarime lidhur me mosrelizimin e këtij premtimi dhe detaje rreth projektit, si sigurimi i fondeve dhe afatet kohore, por nga Ministria e Shëndetësisë nuk u përgjigjën.
- LEXO: Investim strategjik apo deklaratë politike, paqartësi rreth 74 milionë eurove për Spitalin e Tetovës
- LEXO: Aliu: 4.56 miliardë denarë për transformimin e plotë të Spitalit Klinik në Tetovë
Kujtojmë se premtim tjetër i papërmbushur i Aliut mbetet ndërtimi i parkut memorial për viktimat e spitalit modular, i cili u premtua para një viti.