Pas dhjetë ditëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të votohet për ndryshimet në përbërjen e Qeverisë

Në seancën e 112-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, do të votohet shkarkimi i disa ministrave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për të vazhduar me votimin e ministrave të rinj, transmeton Portalb.mk.

Pika e parë e rendit të ditës është propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë së RMV-së, ndërsa në pikën e dytë është propozimi për shkarkimin e zëvendësministrave. Në pikën e fundit do të kemi propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë.

Sedat Sulejmani, i cili paraprakisht ishte zëvendësministër në të njëjtin dikaster, do të zëvendësojë Zoran Ljutkovin. Kuadri i ZNAM në Drejtësi, Igor Filkov, do t’ia lërë postin ministror Jeton Shasivarit, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL).

Partneri i koalicionit VLEN, pas rikonstruksionit të Qeverisë, do të ketë një pozicion zëvendëskryeministri.

Pozicioni i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, të cilin e mbante Arben Fetai nga VLEN, nuk do të ekzistojë në qeverinë e rikonstruktuar. Ky funksion do të mbulohet nga kryeministri.

Lëvizja ZNAM, pas humbjes ndaj Drejtësisë, do të drejtojë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ku pritet që kreu i ri të jetë Borçe Serafimovski, i cili aktualisht është sekretar shtetëror në të njëjtën ministri.

Goran Minçev nga ZNAM do të vazhdojë të drejtojë Ministrinë e Administratës Publike.

Ndyshe, pas VMRO-së, edhe koalicioni VLEN i shpalosi emrat e rinj që do ta përfaqësojnë në përbërjen qeveritare, duke theksuar se bëhet fjalë për “figura që sjellin energji të re, përgjegjësi dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve”. Sipas vendimit, për ministër të Drejtësisë është propozuar profesori universitar Jeton Shasivari, për ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive është propozuar Agon Ferati, ndërsa Sedat Sulejmani është propozuar për ministër të Kulturës dhe Turizmit.

Pozicioni i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, të cilin e mbante Arben Fetai nga VLEN, nuk do të ekzistojë në qeverinë e rikonstruktuar. Ky funksion do të mbulohet nga kryeministri.

Hristijan Mickoski HristianParlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së VeriutQeveria e Maqedonisë së VeriutVLEN koalicioniVMRO-DPMNE