Arifi u dënua me katër vjet burg, ndërsa Amiti me një vit e dhjetë muaj për rastin “Geriatria”

Ish-drejtori i Geriatrisë, Muhsin Arifi, u shpall fajtor për marrje ryshfeti, ndërsa Blerim Amiti për marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm. Gjykata Penale e dënoi Arifin me katër vjet burg, ndërsa Amitin me një vit e dhjetë muaj burg, transmeton Portalb.mk.

Si rrethana rënduese, gjykata vlerësoi motivet e të pandehurve për të përfituar materialisht në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë.

Sipas aktgjykimit, ata kanë kërkuar ryshfet duke shfrytëzuar pozitën dhe gjendjen e rëndë të dëshmitarit.

Procesin gjyqësor e udhëhoqi gjykatësja Lenka Davitkova.

Sipas aktakuzës, Muhsin Arifi, në cilësinë e drejtorit të Geriatrisë, ka kërkuar 20 mijë euro për të mundësuar pranimin e një pacienteje në gjendje të rëndë shëndetësore. Blerim Amiti, i cili më herët e njihte dëshmitarin, është ofruar të ndërmjetësojë në këtë rast. Ata u arrestuan më 8 prill 2025.

Burg - BurgimKeqpërdorim i pozitës zyrtareKorrupsion - Ryshfet