Aki Nuredini organizoi koncert humanitar për fëmijët me kancer në Vjenë

Me rastin e 40- vjetorit të restorantit Sole, pronari Aki Nuredini mblodhi në Vjenë yjet e muzikës klasike dhe dhuroi 180 mije euro për spitalin e femijëve me kancer. Koncertet e bamirësisë janë kthyer në tradicionale për Aki Nuredinin, i cili është një adhurues i flaktë i muzikës klasike. Kësaj radhe mbi 1000 të ftuar patën rastin të dëgjojnë yjet e operës, njofton Portalb.mk

Fotografi personale nga mbrëmja

Të pranishëm kanë qenë disa prej artistëve më të famshem të operës të cilët kanë interpretuar vepra të përzgjedhura.

Ndër emrat e njohur ishin  Anna Netrebko, Ferlucho Furlanetto, Michael Schade, të cilët interpretuan vepra të kompozitorëve si Tchaikovsky, Wagner, Puccini, Schumann, Schubert, Verdi, Rossini, Oscar Strauss .

Momenti kulminant ishte kur artistët kërkuan që z.Nuredini të ngjitej me të shoqen bashkë në skenë për të kënduar ‘’ O sole mio’’, në variantin që ishte dhe si moto ‘’ O sole nostro’’ ( O dielli ynë).

Yjet, simbolikisht për nder të koncertit të fëmijëve, hodhën lodra prej pelushi te publiku, i cili ishte shumë i madh në numër, duke tejkaluar shifrën prej 1000 të ftuarish.

Fotografi personale nga mbrëmja

Ky koncert bamirësie i z. Akiut është tradicional, me të njëjtin koncept që ishte 10 vite më parë, kur restoranti “Sole” festoi 30-vjetorin.

Në vitin 2018, Aki u nderua me Medaljen e Artë dhe Kryqin e Artë të Nderit për shërbimin ndaj Austrisë, mirënjohja më e lartë e dhënë nga presidenti i këtij vendi, ndërsa në vitin 2009 u shpall qytetar nderi i Vjenës.

Ai ka shkuar në Vjenë në vitet ’80 dhe si me shaka thotë se atje ka shitur edhe gështenja, ndërsa qëllimet e larta kanë qenë gjithnjë caku ku ka dëshiruar të arrijë.

“Nëse arrij që në lokalin tim t’i sjellë tre tenorët më të famshëm të botës, Placido Domingon, José Carreras dhe Luciano Pavarottin, atëherë do dalë në pension”. Aki Nuredini jo veç që i solli tre tenorët më të famshëm në restorantin e tij , pornjërin prej tyre, Placido Domingon e solli edhe në fshatin e tij të lindjes në Kamnjan të Tetovës.

Diaspora shqiptareKulturë lajmeVjena Viena