2 rroga minus dhe 27 muaj pa sigurim, vazhdon kaosi në NPK ‘Tetova’

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale ‘Tetova’ janë 27 muaj pa sigurim shëndetësor dhe pensional, ndërsa nuk kanë marrë ende rrogat e janarit dhe të shkurtit, shkruan Portalb.mk.

Kjo pasi Drejtoria e të Ardhurave Publike ia ka bllokuar llogarinë ndërmarrjes.

“Dy rroga jemi minus, i marrim me vonesë, se dimë çka po bëhet, na thonë vazhdimisht se do të rregullohet. Problem kur e kemi të shkojmë në spital e duhet të paguajmë, por edhe familje duhet të mbajmë”, na tha një punëtor i NPK-së të cilin e takuam duke kositur.

Përfaqësuesi i Sindikatës, Avzi Rizvani thotë se me kontributet çështja është më e ngarkuar pasi janë akumuluar vite ta pa paguara kontributet.

“Jemi në rrjedha me një potencial për t’i realizuar, jemi në kontakt me drejtorin dhe kryetarin e komunës ku na kanë premtuar se shumë shpjet do rregullohet pagesa. Me rroga lart-poshtë nuk jemi keq, kemi të pa marrë rrogën e janarit dhe shkurtit, por para festës na bllokuan xhirollogarinë ku edhe ngecëm me rrogën e janarit”, tha Rizvani.

Këshilltari komunal nga BDI, Berat Murati i tha Portalbit se në lidhje me punëtorët e NPK-Tetova, në seancën e ardhshme do të kërkojnë zgjidhje.

“Vendim të menjëhershëm për zgjidhje të përkohshme financiare plan konkret për pagesën e detyrimeve transparencë totale për gjendjen reale të NPK-së Sepse çdo ditë vonesë është padrejtësi. Dhe kjo padrejtësi nuk mund të vazhdojë më”, tha Murati.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili e ka marrë si obligim të paguajë kontributet e ndërmarrjes komunale NPK Tetova, thotë se për t’u paguar ato, duhet të sigurohen një sh

“Është një obligim i lartë financiar që kalon mbi 40 milionë denarë, për kontributet e ndërmarrjes komunale që i bie se komuna do të duhet të siguroj të ardhura të jashtëzakonshme do kisha thënë dhe jemi duke punuar që në momentin e parë që të sigurohen këta të ardhura të bëhet pagesa e atyre kontributeve, ajo që është fokusi jonë në këto momente është që të marrin rroga në kohë dhe deri më tash i kanë marr rrogat në kohë”, theksoi Kasami.

Situata me vonesën e pagave dhe sigurimeve në NPK ‘Tetova’ ripërsëritet vazhdimisht dhe deri tani nuk është gjetur zgjidhje e përhershme. Komuna e Tetovës në të kaluarën e ka subvencionuar NPK-në disa herë me miliona denarë, për çka opozita ka pasur vazhdimisht kritika.

Bilall KasamiKomuna e TetovësNdërmarrja Publike Komunale “Tetova” NPKPaga - Rroga