Jugohromi e ndërpret punën për vendosjen e filtrave, del në shitje

Kombinati Jugohrom ndërpret të gjitha punimet në drejtim të vënies së filtrave. Siç njoftuan drejtuesit e fabrikës, ata madje kanë refuzuar edhe kredinë e miratuar nga Banka Maqedonase për Zhvillim në lartësi prej 1.5 milion euro, që u dedikua për vënien e filtrave, transmeton Alsat M.

Qëllimi i refuzimit të kredisë së miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është se, kjo firmë, tanimë nuk mendon për zhvillimin e saj, gjegjësisht për vendosjen e filtrave por për diçka tjetër, nxjerrjen e saj në treg dhe kërkimin e një pronari të ri”.

Ngecjen e aktiviteteve për ndërtimin e filtrave e konfirmoi edhe kreu i Sindikatës së punëtorëve të kombinatit Jugohrom, Bajram Amiti.

“Momentalisht kjo punë ka stagnuar. Qeveria e ndau kredinë që na pati premtuar se do e ndaj mirëpo tani pronari nuk e ka pranuar atë kredi dhe për momentin punët janë ndal dhe nuk ka asnjë lloj lëvizje. Gjithashtu tani kërkohet edhe investitor, pronari ka interesim për ta shitur”, deklaroi Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Jugohromit.

Ndryshe, problemi me ndërmarrjen Jugohrom erdhi pasi që kjo fabrikë nuk ka punuar me standarde ekologjike e cila solli deri te ndotja enorme e ajrit në rajonin e Pollogut. Ndotja e ajrit Tetovën e rangoi ndër qytetet evropiane me ndotjen më të madhe të ajrit. Protestat e sektorit civil nuk ishin të pakta, si pasojë e kësaj, Qeveria VMRO-BDI në atë kohë i caktoi afat kohor për vendosjen e filtrave deri më 1 nëntor, si vonesë të kësaj, Jugohromi do të mbyllej.

Jugohrom nuk arriti të respektojë afatin kohor, Qeveria nuk iu zgjati afatin kohor dhe në mesin e nëntorit të 2016-s u mbyll.
Pas mbylljes, rreth 900 punëtor mbetën pa punë, të cilët të organizuar në sindikatë punëtorësh, vazhdimisht kanë protestuar për humbjen e vendit të punës. 
Pas mbylljes së Jugohromit, ish-ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti publikoi raportin e gjendjes së ajrit, raport ky që vërtetoi se Jugohrom ka qenë një ndër ndotësit më të mëdhenj të rajonit të Pollogut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button