fbpx

Tetovë, Lëvizja Anti-Bixhoz fton qytetarët në protestë për t’i larguar kazinot 3 km larg vendbanimeve

Lëvizja Anti-Bixhoz paralajmëron se më 21 dhjetor do të organizojnë protestë në sheshin “Iliria” në Tetovë dhe i ftojnë qytetarët të dalin sa më masivisht për të përkrahur idenë që kazinot të largohen 3 km larg vendbanimeve, njofton Portalb.mk.

“Ftojmë të gjithë masovikisht edhe atë, duke filluar nga liderët e të gjitha subjekteve politike shqiptare, sektori civil, individë, popullin, të na bashkangjiten kundër këtij kanceri, kërkojmë nga bizneset mundësisht të mbyllin lokalet e ti themi STOP kazinove dhe bastoreve, me qëllim që të çojmë porosi kështu dhe duke mbrojtur fëmijët dhe shoqërinë tonë nga e keqja që na kanoset të gjithëve ne”, thotë Xhemal Abdiu nga Lëvizja Anti-Bixhoz.

Ai kërkoi veçanërisht nga anëtarët e komisionit për Financim dhe Buxhet të tregohen të kujdesshëm gjatë votimit të ligjit për kazinot  sepse siç theksoi, i njëjti është në dëm të interesave të qytetarëve.

“I bëjmë thirrje pushtetit, faktikisht politikës e në veçanti deputetëve të cilët janë anëtarë në komisionin për Financim dhe Buxhet të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm në votimin e ligjit, dhe në të njëjtën kohë ne kërkojmë debat publik dhe jua bëjmë me dije se nuk do të pranojmë asnjë ligj i cili është në kundërshtim me kërkesat e Lëvizjes Anti Bixhoz, ligj që do të jetë në dëm të interesave të popullatës”, thotë Abdiu.

Ndryshe, sipas të dhënave të deklaruara nga Lëvizja Anti-Bixhoz, vetëm në Tetovë minimum 30 kazino dhe mbi 140 bastore sportive funksionojnë në kundërshtim me ligjin për bastore dhe lojërat e fatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button