Maqedoni, biznesi i kazinove, lojtarët problematik

 Pronarët e kazinove në Maqedoni janë problematikë. Me qindra miliona euro të importuara në kufirin e Maqedonisë me Greqinë, kazinot kujtojnë për vendet e njohura botërore të kumarit si Makao, Estonia ose Las Vegasi. Por, çfarë fshehin krerët e industrisë së kumarit?

Qendra për Gazetari Hulumtuese Scoop Maqedonia ka hulumtuar për konfliktet me ligjin e pronarëve të tempujve të kumarit në Maqedoni, kazinot Flamingo dhe Princes, si vazhdim i hulumtimit, i cili është kush në këtë biznes.

SKANDALET E KOMPANISË NOVOMATIK

Kompania më e madhe botërore për lojërat e fatit Novomatik Ag, me seli në Austri, është e përfshirë në disa afera në vendet ku ajo vepron. Sipas Bloomberg-ut, “kazinot në Paraguai, Peru dhe Afrikën Jugore – vendet ku vepron kompania Novomatik – u cilësuan nga SHBA-të si tuba për pastrim parash nga ana e bosëve kriminalë dhe baronëve të drogës”.

johanes han
Johanes Han

Disa afera ka edhe rreth ish-njerëzve kryesorë të kësaj kompanie. Prej këtij grupi nuk është përjashtuar as austriaku Johannes Hahn, Komisioneri Evropian i Zgjerimit dhe lehtësuesi i bisedimeve mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të opozitës, Zoran Zaev.

 

 

 

 

Sipas deputetit në Parlamentin austriak Peter Pilz, “Hahn ka negociuar dhe ka blerë një pronë në Austri me para në dorë”.

Johannes Hahn, si drejtor ekzekutiv i kompanisë Novomatik, ka negociuar dhe ka blerë një objekt si pronë e kompanisë Novomatik me para në dorë. Kemi ngritur një aktakuzë kundër tij. Më vonë, edhe pronari paraprak i pronës të cilën e ka blerë Hahn në emër të kompanisë Novomatik, na konfirmoi se ai personalisht ka negociuar me Hahn“, thotë Pilz në intervistën për Scoop.

Ai shton se “ajo vepër është pastrim parash dhe evazion fiskal. Për këtë aferë mediat austriake kanë shkruar nga viti 2009 deri në vitin 2014. Në organet austriake është ngritur edhe një hetim zyrtar për këtë rast.

Përveç kësaj, në mediat austriake emri e komisionerit Hahn është përmendur edhe për plagjiaturë. Tereza Raiter, gazetare në Wiener Zeitung thotë se në publik objekt i akuzave ka qenë edhe titulli i doktoraturës së Khan-it.

tereza raiter

Është ngritur një bujë të madhe rreth origjinalitetit të doktoraturës së Hahn-it. Deputetët në parlament akuzonin se disertacioni i doktoraturës së Hahn-it në fakt është plagjiaturë“, thotë Raiter.

Ajo dyshon se Hahn ka lidhje kudo dhe se ai i përdor ato kur gjendet në situatë të keqe.

Përndryshe, Johannes Hahn në Novomatik hyn në vitin 1997 si anëtar i bordit të drejtorëve, kurse më vonë bëhet drejtor kryesor ekzekutiv i Novomatik-ut.

Punëdhënësi i mëparshëm i Kahn-it në vitin 2013 bleu kazinonë Flamingo në Gjevgjeli.

SUDI OZKAN, PRONARI I KOMPANISË PRINCES KA FSHEHUR 200 MILIONË EURO

Sudi Ozkan është pronar i kazinosë Princes në Gjevgjeli, e cila ka kushtuar rreth 100 milionë eurosh. Por Ozkan, sipas autoriteteve turke tatimore vetëm në vitet e 90-ta ka fshehur 200 milionë euro në bankat zvicerane. Për këtë në vitin 2008 ai i ka paguar 40 milionë euro Administratës Tatimore Turke.

sudi ozkan

Kazinot e Ozkan-it në Turqi punojnë deri në vitin 1998, kur qeveria e atjeshme për arsye fetare i ndalon kazinot. Ai është pronar i 34 kazinove në 15 vende. Përveç kazinove, Ozkan-i ka edhe hotele luksoze. Ai jeton në një ishull të vogël në Oqeanin Atlantik.

Në Maqedoni, afera më e madhe në industrinë e kumarit ishte konfiskimi i 300 aparateve për poker në Koçan, me aksionin “Detonator”. Përndryshe, në Maqedoni ka gjithsej 1200 aparate për poker, të cilat kanë marrë leje nga Ministria e Financave që nga viti 2009 deri më tani. Me aksionin “Detonator” janë konfiskuar 25% prej numrit total të makinave për poker në vend.

KAZINOT QË PUNOJNË ME HUMBJE!

Sipas dokumenteve të cilat i ka siguruar SCOOP, të ardhurat totale të veprimtarisë ‘kumari dhe vënia e bastit’ në vitin 2014 janë raportuar rreth 280 milionë eurosh, ndërsa si kosto totale janë raportuar rreth 273 milionë eurosh. Fitimi i përgjithshëm për të gjitha subjektet prej këtij aktiviteti është raportuar se është vetëm 8.4 milionë euro, ndërsa rreth 3 milionë ja raportuar si humbje. Veprimtaria punëson 4811 persona, të cilët në vitin 2014 kanë marrë neto rrogë mesatare në vlerë prej 22.535 denarësh.

Kazinot

Kazinoja Princes Group nga Gjevgjelia për periudhën prej viti 2012 deri në vitin 2014 nuk raportuar asnjë fitim, ndërsa si humbje ka raportuar gjithsej rreth 3 milionë eurosh. E njëjta gjë ndodh edhe me kazinonë Korona Internacional, e cila ka raportuar fitime vetëm në vitin 2012 edhe atë në vlerë prej 358 mijë eurosh, ndërsa në vitin e fundit ka punuar me humbje që arrijnë gati një milion euro. K.A.K në vitin e kaluar ka raportuar humbje prej 230 mijë eurosh, ndërsa fitime ka vetëm në dy vitet e mëparshme. Në vitin 2012 dhe 2013 kazinoja Hit Internacional ka raportuar humbje në vlerë rreth 1.1 milionë eurosh, ndërsa ka fitim vetëm në vitin 2014 prej rreth 82 mijë eurosh. Sipas raporteve të dorëzuara, me humbje më të mëdha në vitin 2013 dhe 2014 kanë punuar kazinot e kompanisëMakoten me një vlerë totale prej 4.7 milionë eurosh. Kjo kompani ka raportuar fitime në vitin 2012 në vlerë prej rreth 440 mijë eurosh.

MAQEDONIA NË KRYE SIPAS NUMRIT TË KAZINOVE

Sipas numrave të cilat i ka analizuar SCOOP, Maqedonia është në krye të listës së vendeve evropiane sipas numrit të kazinove për kokë banori.

Kazinot numri

Rezultatet janë të bazuara sipas numrit të subjekteve të licencuara juridike për zbatimin e lojërave të fatit. Nëse llogaritja bëhet në bazë të 16 filialeve dhe 59 salloneve të pokerit, atëherë rezulton se në 27 mijë qytetarë ka nga një kazino.

Ekspertët mendojnë se një shifër e tillë është humbëse për një vend ku 14% e popullsisë së vendit jeton nën kufirin prej 1.25 dollarëve në ditë, kurse rreth 70% jetojnë me 2 dollarë në ditë. Kjo do të thotë se rreth 70% e popullsisë kanë të holla vetëm për të ushqyer dhe për të paguar faturat e energjisë elektrike dhe ujit.

Ky boshllëk në vitet e fundit vazhdimisht është në rritje. Të dhënat e fundit për koeficientin Gini është se ai është rritur nga 39 në 43, që do të thotë se ka një boshllëk më të madh mes të pasurve dhe të varfërve, gjegjësisht se ka rritje të varfërisë në vend.
LEXO: Shkupi vërshohet nga kazinot, reagojnë banorët!
LEXO: Tetova po shndërrohet vend i kumarit!
LEXO: Kumanovarët: Të ndërmerren masa për të kufizuar kumarin!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button