“Nuk e kuptojmë nga e marrin forcën për hapjen e kazinos në Reçicë, kur të gjitha institucionet premtojnë se nuk do të hapet”

Pas lajmit se përkundër protestave të banorëve të Reçicës në Tetovë, me shoqërim të forcave policore dje pasdite kanë filluar punimet për hapjen e kazinos në këtë lagje, apo përballë Universitetit të Tetovës, sot nga Lëvizja Anti-Bixhoz, thonë se “funksionarë të lartë shtetëror” u kanë premtuar se nuk do të hapet kazinoja, por nga ana tjetër vazhdojnë punimet, njofton Portalb.mk.

“Gjatë natës së mbrëmshme kemi biseduar me shumë funksionarë të lartë shtetëror dhe na është premtuar se në bazë të dokumentacioneve që posedojnë, ajo kazino nuk do hapet. Ne jemi të bindur se nuk do e lejomë që ajo kazino të hapet në atë vend. Por, punët janë duke vazhduar në mënyrë intensive dhe nga e marrin atë forcë as ne nuk mund ta kuptojmë kur të gjitha institucionet relevante na premtojnë se ajo kazino nuk do të hapet”, thotë Xhemal Abiu na Lëvizja Anti-Bixhoz.

Ndryshe, ashtu siç kumtuan paraprakisht nga Lëvizja Anti-Bixhoz, Gjykata Administrative ka marrë vendim që nuk do të hapet kazino. Me anë të një konference për shtyp ata publikuan dokumente nga vendimi. Për çështjen e kazinove në Tetovë, deri më tani qytetarët kanë protestuar disa herë.

Edhe përkundër vendimit gjyqësor fillojnë punimet për hapjen e kazinos në Tetovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button