Gruevski ka mundësi t’i fitojë edhe disa ditë në liri, ja si

Pasi ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të premten e mori vendimin e gjykatëses për kryerjen e sanksioneve, sipas të cilit ai nuk mund ta shtyjë mbajtjen e dënimit me burg dhe se me 8 nëntor duhet të paraqitet në burg, megjithatë ai ka mundësi që për disa ditë ta prolongojë këtë afat, shkruan Fokus.mk, transmeton Portalb.mk.

Më saktë, ai ka mundësi të dorëzojë kërkesë te Këshilli Penal, që mund ta dorëzojë në afat prej tre ditësh, ose më së voni deri të mërkurën, 7 nëntor. Me dorëzimin e ankesës automatikisht i shtyhet mbajtja e dënimit dhe kjo varet nga kohëzgjatja e nevojshme e Këshillit Penal për ta sjellë vendimin, por kufizohet në afat prej tre ditësh. Kështu thuhet në nenin 91 të ligjit për kryerjen e sanksioneve.

“…Ankesa e shtynë ekzekutimin e dënimit”, shkruan në nenin 91.

Megjithatë, në nenin e njëjtë theksohet se Këshilli Penal është i detyruar që të sjellë vendim pas ankesës në afat prej tre ditësh, që do të thotë se nëse Gruevski të mërkurën e dorëzon ankesën, Këshilli më së voni deri të hënën duhet të vendosë. Nëse ata e refuzojnë, atëherë Gruevski patjetër e ka të shkojë pas grilave.

Gruevski shpëtimin e kërkon edhe te Gjykata Supreme, por prej atje nuk mund të veprojnë sepse lënda ende ndodhet në Gjykatën Penale

Ndryshe, ish-kryeministri i Maqedonisë me dy vjet burg është dënuar në rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike, gjegjësisht për blerjen e merecedesit luksoz me vlerë pre 580.000 euro.

LEXO MË SHUMË PËR RASTIN “TANKU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button