Më 8 nëntor, Nikolla Gruevski duhet të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares

Sot në korridorin e Gjykatës Themelore Shkupi 1, derisa priste për të hyrë në seancë gjyqësore për “Trajektoren” e Prokurorisë Speciale Publike, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski e mori aktin e referimit për rastin “Tanku” në të cilin është dënuar me 2 vjet burg, transmeton Portalb.mk.

Sipas aktit të referimit, Gruevski duhet që më 8 nëntor të paraqitet në burgun e Shuto Orizares.

Meqë paraprakisht akti i referimit dështoi t’i dorëzohet në shtëpinë e tij, sot Gruevski, pasi e pranoi të njëjtën në korridorin e gjykatës, vetëm e shikoi, dhe e futi në xhep.

Në aktin e referimit thuhet se dënimin Gruevski duhet ta nis ta mbajë më së voni 13 ditë pas pranimit të aktit të referimit.

Ish kryeministri Gruevski, në rastin “Tanku” të PSP-së është dënuar për veprën ndihim ilegal gjatë furnizimit të Mercedes C-600 gard, në vlerë prej 600 mijë euro. 600 mijë euro janë marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, në krye të së cilës ishte Gordana Jankullovska.

LEXO: Gruevski shkon në burg, Gjykata e Apelit e ka konfirmuar dënimin
LEXO: A do ta mbajë Gruevski dënimin? Përgjigjen ekspertët juridik

Nikolla Gruevski e ka marrë aktvendimin e gjykatës për dënimin me burg, e pret aktin e referimit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button