Dy persona akuzohen për fotografimin e Çavkovit në burg

Prokuroria Themelore Publike, njofton se ka ngritur akuzë kundër dy personave për shkak të fotografimit të ish ministrit të Punëve të Brendshëm, Mitko Çavkov në Burguan e Shutkës, njofton Portalb.mk.

“Pas zbatimit të veprimeve hetuese, prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, ka dorëzuar propozim për shqiptimin e urdhrit ndëshkues kundër dy zyrtarëve të punësuar në burgun e Shutkës në Shkup. Personave ngarkohen për veprën penale “incizim të paautorizuar nga neni 152, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal. Më30 nëntor të vitit të kaluar, i akuzuari i parë si zyrtar policie që ka qenë në kullën e kujdestarisë e ka vërejtur të dëmtuarin ish funksionar në MPB, e ka shfrytëzuar momentin e duhur dhe nëpërmjet xhamit të dritares, pa lejen e tij e ka fotografuar, duke ia shkelur privatësinë. Fotografitë në porosi private, nëpërmjet rrjeteve sociale, ua ka dërguar tre kolegëve, në mesin e të cilëve edhe të akuzuarit të dytë, i cili më pas fotografinë ua ka dërguar edhe dy zyrtarëve policor”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, fotografia bëri bujë në rrjetet sociale dhe media, ndërkaq partia opozitare, asokohe kërkoi nga MPB që të zbulojë se kush janë personat që e kanë fotografuar pa leje ish ministrin Çavkov, i cili ishte në paraburgim, për shkak të ndodhive të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Çavkov, akuzohet nga Prokuroria se në cilësinë e shefit të Shtabit Operativ të MPB-së, nuk ka vepruar në kohë dhe në mënyrë efektive me qëllim të parandalimit të protestuesve të dhunshëm të cilët hyrën në Kuvend dhe rrahën deputetë dhe demoluan gjithçka që gjetën para vetes.

Edhe pse Çavkov disa ditë përpara ndodhive deklaroi se deputetët “janë të sigurt”, mbrëmjen e 27 prillit ai të njëjtët i tradhëtoi, duke lejuar që Kuvendin ta vërshojnë huliganët me maska në kokë dhe protestuesit e të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët” e cila udhëhiqej nga njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, me çka u rrahën dhe u vu në rrezik jeta e deputetëve dhe gazetarëve që ndodheshin brenda.

Në disa fotografi të publikuara, qartë shihet se si përfaqësuesit e njësiteve speciale, nuk kanë reaguar fare ndaj protestuesve.

Ish ministri i MPB-së, Nuhiu, atëherë kërkoi që të tërhiqet nga posti ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme pas ndodhive në Kuvend, pasi që siç tha ai ndjen përgjegjësi morale. Ai tha se ende pa filluar protestat është formuar Shtabi Operativ në të cilin kanë qenë anëtarë, eprorë të MPB-së nga të gjitha fushat.

Protesta

18119394_1547417311948884_3773046875459016961_n

Protesta VMRO-DPMNE

Mitko Çavkov ka dalë nga Burgu i Shutkës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button