Mitko Çavkov ka dalë nga Burgu i Shutkës

Ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov sot ka dalë nga burgu, njofton Portalb.mk.

Vendimi për lirimin vjen pasi që Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Penale që Çavkov me pasuri të patundshme të garantojë se nuk do të ikë nëse del nga Burgu i Shuto Orizares.

Prokuroria për Krim të Organizuar ngriti ankesë për vendimin e Gjykatës Penale, por Gjykata e Apelit e ka refuzuar.

Çavkov ishte i përfshirë në ngjarjen e 27-prillit të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button