Qytetarët e Tetovës protestuan për mos hapjen e kazinove në Reçicë të Vogël (VIDEO)

“Ne kemi nevoja të ndryshme, por jo edhe për kazino sepse dihet që kazino është një problem jashtëzakonisht i madh i shoqërisë”, tha njëri nga pjestarët e grupit punues të protestës që u mbajt sot në Tetovë në udhëkryqin e rrugës së Ilindenit dhe rrugës 167 në afërsi të shkollës medicinale dhe Universitetit të Tetovës të cilët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj hapjes së kazinove në vend, transmeton Portalb.mk.

Kryetarja e Komunës Teuta Arifi tha se ka komunikuar vazhdimisht me qytetarët që e kanë filluar këtë aktivitet. Sipas saj, insepktoratet komunale nuk janë kompetente për të marrë hapa në drejtim të kësaj çështje.

Njëri nga organizatorët gjatë fjalimit të tij para protestuesve tha se është turp që qyteti i dy universiteteve të shndërrohet në kazino.

“Të gjithë e dinë se çfarë fshati është Reçica, për shkak të së kaluarës me universitetin. Pikërisht në lagjen ku jetojnë mijëra studentë, e nxënës, tentohet hapja e një kazinoje që ka vetëm një qëllim, pra qëllim të zi, degjenerim, shkatërrim, prostitucion, mjerrim, varfërim dhe shumë rë zeza tjera.

Nuk mbarojmë sot, sepse beteja jonë filloi para disa muajsh me kërkesa drejtuar komunës së Tetovës, MPB-së, Ministrisë së Ekonomisë e asaj të Financave. Të gjithë premtuan dhe garantuan se nuk do të hapet kazinoja, por puna në teren tregon tjetër situatë. Ata na gënjyen, mashtruan dhe se ne kemi mbetur të pafuqishëm.

Të nderuar bashkëqytetarë, e patëm të detyrueshme të organizojmë këtë protestë, të gjithë e dine historinë e kësaj lagje, ne nuk kërkojmë mëshirë nga askush, por drejtësi në vend, dhe jemi të bindur se do të fitojmë sepse duhet të fitojmë mbi të keqen”, tha organizatori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button