fbpx

Avokatët mbrojtës kërkojnë monitorim ndërkombëtar për rastin e Almirit

Pala mbrojtëse, gjegjësisht avokatët e familjes së Almir Aliut kërkojnë monitorim ndërkombëtarë të procesit gjyqësor. Avokati Asmir Alispahiç i ka nisur një shkresë ambasadave relevante në vend me kërkesën për inspektimin nga ana e tyre të procesit gjyqësor me qëllim anashkalimin e mundësime për gjykim jo të drejtë, transmeton Alsat M.

Më 15 mars do të thuhen fjalët përfundimtare. Alispahiç shpreson që prokurorja e lëndës nuk do të kërkojë rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.

Ndërkaq qytetarët nëpër faqes në “Facebook” “Drejtësi për Almirin”, organizuan protestën kundër vendimit të prokurorëve për rikualifikim të lëndës nga vrasja me paramendim në aksident rrugor me pasoja vdekje, në të cilën u vra 4 vjeçari nga Kumanova Almir Aliu, njofton Portalb.mk.

Prokurori Joveski, në lidhje me këtë lëndë, ka deklaruar se vendimi për rikualifikim është marrë përpara se ai të emërohet prokuror, gjegjësisht në kohën kur funksionin e prokurorit skandaloz i afërt me VMRO-DPMNE-në, Marko Zvërlevski.

“Lënda gjendet në procedurë përpara Gjykatës Themelore. Përndryshe, përpara se të emërohem prokuror publik, në Prokurorinë e Lartë është bërë rikualifikimi i veprës, megjithatë tani rasti përsëri është në procedurë, gjegjësisht filloi nga e para, dhe do të veprohet sipas ligjit”, deklaroi Joveski.

Avokati Stevan Pavleski, i cili e përfaqëson të akuzuarin, ka sqaruar se në procedurë ende nuk është bërë rikualifikimi i veprës, gjegjësisht i akuzuari ende trajtohet për “vrasje”, por ashtu siç theksoi pritet që prokurori publik ta rikualifikojë veprën kur ta japë fjalën përfundimtare.

Përpara se të merret ky vendim, ka pasur përplasje të ashpra mes prokurorëve si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në Prokurorinë Republikane. Nga 10 prokurorë, 4 kanë votuar “kundër” ndërsa 6 të tjerë, përfshi edhe kryeprokurorin, kanë insistuar që në seancën e radhës vepra të rikualifikohet në formën e prerë dhe në gjykim të shkoj si “aksident me pasojë vdekjen e katër vjeçarit Almir Aliu” më 25 qershor të vitit 2016 nga Boban Iliq.

Mospajtime dhe shtyrje të seancave ka pasur edhe para vitit të ri, ndërsa marrja e vendimit herën e fundit ishte shtyrë deri në zgjedhjet e Prokurorit të ri republikan Lubomir Jovevski, për t’i lënë hapësirë edhe atij në shqyrtimin e rastit. Por, në takimin me prokurorin e ri edhe Jovevski ka mbajtur anën e grupit që kërkon rikualifikimin e rastit.

Më 1 korrik u bën një vit që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për t’u varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik. Kurse rasti i tij ende nuk ka epilog gjyqësor, ndërkaq qytetarët kanë bërë disa herë protesta që e njëjta të trajtohet si vrasje me paramendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button