Skandali në Antikorrupsion, kryetari Tanturov nuk jep dorëheqje: Nuk ndjej përgjegjësi

“Unë nuk ndjej përgjegjësi, nuk isha i theksuar si përgjegjës në asnjë raport dhe për ato arsye nuk e kam ndërmend të japë dorëheqje”, deklaroi kryetari i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Igor Tanturovski, pas zbardhjes së skandalin me harxhimin e parave në këtë Komision, njofton Portalb.mk.

“Raporti është bërë për nevoja të brendshme, por qëllimi i publikimit të saj në opinion ishte vetëm që të diskreditohet Komisioni dhe anëtarët e saj. Ajo çfarë është publikuar është perifrazuar dhe është larg nga e vërteta. Qëllimi i raportit ishte që të shtohen rekomandime për atë se si të veprohen për disa mangësi”, tha Tanturovski për A1on.mk.

Ai vlerëson se ndodhitë në Komisionin për Antikorrupsion janë trysni politike ndaj tij dhe punës së Komisionit. Ai garanton se nuk ka korrupsion në Komisionin për Antikorrupsion. Tanturovski tha se raporti nuk mundet që zyrtarisht të publikohet me opinionin.

Raporti i revizorit të DAP-it për punën e Komisionit, që është publikuar në media, ka treguar se disa nga anëtarët kanë shfrytëzuar dëshmi të rrejshme për harxhimet e rrugëve.

Plotësisht, si harxhim i paarsyeshëm, në raport është theksuar edhe harxhimi i parave shtetërore në restorante që i kanë bërë gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, por edhe një rast tjetër, ku një anëtar i Komisionit ka paguar qira 100 euro, ndërkaq nga Komisioni ka marrë 350 euro.

Revizioni ka të bëjë në përbërjen e Komisionit në krye me kryetarin Igor Tanturovski dhe anëtarët Farie Aliu, Goran Milenkov, Zhaklina Damçeska, Najdo Spasovski, Suzana Taskova-Axhikotareva dhe  Sejdi Haliti, të cilët në këtë funksion janë që nga prilli 2015.

Skandal i radhës: Një anëtar i Antikorrupsionit ka paguar qira 100 euro, ia kanë dhënë 350 euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button