Maqedonia është e përgatitur për krizë të re të emigrantëve

Meqë shtetin fqinj të Maqedonisë, Greqi fluksi i emigrantëve edhe më tej është aktual, ekziston mundësia që Maqedonia sërish të përballet me krizë të emigrantëve për të cilën, krahasuar me vitin 2015, tash është më e përgatitur. Kështu vlerësuan kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska, kryetari i organizatës joqeveritare “Legis”, Jasmin Rexhepi dhe shefi i UNHCR-së në Maqedoni, Dag Sigurdson sot në në ngjarje në Shkup, raporton Portalb.mk.

“Situata aktuale është një fotografi e ndryshme nëse krahasohet me krizën e kaluar. Numri është zvogëluar por sërish duhet të punohet edhe më tej për rregullimin e kushteve të emigrantëve. Duhet të dimë se çfarë kemi bërë në të kaluarën dhe çfarë duhet të përmirësojmë në të ardhmen. E kjo ka të bëjë me mënyrën e menaxhimit të shumëllojshmërisë emigruese, e njerëzve të ndryshëm, që kanë nevojë për ndihmë ndërkombëtare dhe që nuk kanë nevojë për ndihmë ndërkombëtare. Situata aktuale është alarmante se kemi numër të madh të emigrantëve që arrijnë në Greqi dhe ishuj, kurse në Maqedoni nuk ka ndonjë fluks, por sërish Maqedonia duhet të jetë e përgatitur për krizë të emigrantëve”, tha Sigurdson.

Ndërkaq kryetari i OJQ “Legis”, Jasmin Rexhepi vlerësoi se kampet e refugjatëve janë në gjendje të mirë.

“Për momentin kampet e refugjatëve janë në gjendje të mirë dhe mund të pranojnë deri më 1000 persona kurse ne për momentin kemi një numër minimal të emigrantëve që qëndrojnë në qendrat tranzitore”, tha Rexhepi.

Sipas kryetares së Komitetit të Helsinkit, Urania Pirovska i vetmi problem me të cilin përballen qendrat tranzitore në Maqedoni është cilësia e ulët e ushqimit.

“Emigrantët që ndodhen në Maqedoni në qendrat tranzitore më së shumti ankohen për cilësinë e ushqimit edhe pse për momentin situata me emigrantët është e qetë. Shpresojmë se nuk do të ndodh eskalim i situatës me emigrantët por duke e pasur parasysh që Maqedonia në të kaluarën ka pasur problem me menaxhimin me emigrantët duhet të jetë e përgatitur në çdo moment. Deri në këtë moment nuk kemi më shumë se 30 emigrantë”, tha Pirovska.

Pirovska vlerësoi “se në vitin 2015 kemi pasur edhe një problem ngaqë popullata në Maqedoni ka vuajtur nga ksenofobia” e cila gjë u tha edhe në hulumtimin që dolën ditë më parë. Sipas hulumtimit të rinjtë e vendeve të Ballkanit perëndimor kanë qëndrim negativ ndaj emigrantët edhe pse shumica e tyre nuk kanë pasur kontakt me to. Shkaku kryesor i qëndrimeve negative është se kanë perceptim negativ ndaj fesë islame.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button