Të rinjtë e rajonit kanë qëndrim negativ ndaj emigrantëve, shkak feja islame

Të rinjtë e vendeve të Ballkanit perëndimor kanë qëndrim negativ ndaj emigrantët edhe pse shumica e tyre nuk kanë pasur kontakt me to. Shkaku kryesor i qëndrimeve negative është se kanë perceptim negativ ndaj fesë islame, njofton Portalb.mk.

Këtë e tregon hulumtimi për perceptime dhe qëndrime të të rinjve për islamofobinë dhe për radikalizmin që është zbatuar përmes internetit në periudhën prej fundit të korrikut deri në mes të shtatorit me 1.152 të rinj nga Maqedonia, Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe me të rinj të katër shtete të BE-së: Belgjikës, Italisë, Hungarisë dhe Gjermanisë.

Angelina Luçiq nga Qendra e Tranzicionit Demokratik tha se hulumtimi është zbatuar që sistematikisht të analizohen burimet potenciale të qëndrimeve diskriminuese dhe të shërbejë si bazë fillestare për zhvillimin e aktiviteteve dhe programeve të drejtuar drejt parandalimit të praktikave diskriminuese.

Sipas rezultateve të hulumtimit islamofobia te të rinjtë është shkaku i parë nga pesë arsyet ku përfshin 2.75 të rinj.

Të rinjtë e vendeve ballkanike janë më pak islamofob në krahasim me moshatarët e tyre nga Evropa. Niveli i islamofobisë në Ballkanin perëndimor përfshin 2.5, ndërsa në vendet e Evropës 2.9.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button