Shkup, protestë kundër vendimit për rastin e Kumanovës, kërkohet ekspertiza ndërkombëtare (VIDEO)

14. 00- Në protestën që u mbajt sot në sheshin Skenderbej në Shkup, familjarët e të burgosurve të rastit të Kumanovës si dhe përfaqësues të OJQ-ve shqiptare Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe Kultura Shqiptare, u kërkua të ketë ekspertizë ndërkombëtare për të zbardhur rastin në fjalë sepse siç thonë ata “nuk janë kapur organizatorët e vërtetë të rastit ndërsa gjykimi është i padrejtë nga gjykat e shkallës së parë. Protesta vazhdoi para Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe mbaroi e qetë, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Shoqatës Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, Daim Hiseni shpreh mllefosje dhe brengosje ndaj vendimit të gjykatës për rastin “Lagjja e Trimave”.

“U brengosëm dhe mllefosëm me vendimin që shqiptoi Gjykata Themelore Shkupi 1, sot para jush, disa organizata joqeveritare duke filluar nga Forumi ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut, Familjarët e të dënuarve të rastit “Lagjja e Trimava”,  Shoqata e të përndjekurve politik, Shoqata e veteranëve të luftës së ushtrisë çlirimtare kombëtare,  Unioni i studentëve dhe shumë shoqata të tjera të cilat na mbështet por na pamundësi që të gjithë të drejtohemi juve, në përjashtim të subjekteve politike të cilat për një ose arsye tjetër nuk e mbështetën këtë protestë të sotme, ne para jush do të drejtomi me fjalët dhe kumtesat”, tha Hiseni.

Dashurie Sefa nga Këshilli i familjeve nga Kosova kërkon nga pushtetarët shqiptar, ish ushtarë dhe komandantë të UÇK-së që të sigurojnë drejtësi për familjarët e tyre.

“Dënimet për çdo vend demokratik dhe për ne janë të pa pranueshme. Kërkojmë që e gjithë ngjarja e 9 dhe 10 majit 2015 të hetohet dhe procedohet nga ndërkombëtarët ngase strukturat më të larta shtetërore të   Maqedonisë kanë qenë të përfshira si manipulues, nxitës dhe joshës në sajimin e skenarit të 9 majit. Ministria e Punëve të Brendshme, shefi i shërbimit sekret maqedonas dhe drejtori i sigurisë publike janë ideologët, urdhërdhënësit dhe zbatuesit e skenarit të 9 majit në Kumanovë. Përgjimet dhe dosjet e hapura nga shërbimet policore maqedonase tetë muaj para ngjarjeve tragjike kundër bijve tanë tregojnë dhe intrigojnë pa asnjë dyshim  edhe kreun më të lartë të aso kohe të Maqedonisë.  Ne apelojmë te qeveria dhe pushtetarët e rinj të Maqedonisë drejtësi, drejtësi dhe vetëm drejtësi. Hetoni dhe sillni para organeve të drejtësisë të gjithë shtytësit, joshësit, manipuluesit dhe përfituesit dhe gjithë zinxhirin kriminal të pushtetarëve maqedonas dhe shqiptar që në radhë të parë kanë dëmtuar qytetarët shtetin e Maqedonisë. Ju ministër i drejtësisë, ish ushtar i UÇK-së, ju zëvendës kryeministër ish komandant brigade i UÇK-së, ju kryetar parlamenti ish komandant brigade i UÇK-së, duhet të siguroni drejtësi për fëmijët tanë dhe ish shokët e komandantët tuaj të UÇK-së. Ne apelojmë edhe te faktori ndërkombëtar, OSBE të kyçet direkt në procesin hetimor”, tha Sefa.

Idriz Sinani nga Forumi ndërkombëtar për të drejtat dhe liritë e njeriut, kërkon që të përfshihen ekspert ndërkombëtar në hetimin e rastit.

“Kërkojmë që pa asnjë hezitim të bëjmë lirimin e këtyre djemve të lirisë. Këta janë nder dhe krenaria e kombit shqiptar. Apelojmë deri te Ministria e punëve të brendshme që të përfshihen ekspert ndërkombëtar në hetimin e rastit. Kërkesat tona janë që qeveritarët e mëparshëm të përgjigjen para drejtësisë për rastet e montuara”, shprehet Sinani.

Shpetim Pollozhani nga Shoqata e të përndjekurve politik thotë se do të protestohet deri sa të akuzuarit të lirohen nga burgu.

“Ky është dënim politik, kërkojmë nga faktori ndërkombëtar dhe nga faktorët global që të intervenojnë dhe të zbulohet e vërteta. Ne do të protestojmë deri sa ato të lirohen nga burgjet”, tha Pollozhani.

Në dokument janë kërkesat e Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.

Forumi Forumi2

Protesta ne Shkup 05.11.17 rasti i Kumanoves 1 Protesta ne Shkup 05.11.17 rasti i Kumanoves 2 Protesta ne Shkup 05.11.17 rasti i Kumanoves 11 Protesta ne Shkup 05.11.17 rasti i Kumanoves 1111 Protesta ne Shkup 05.11.17 rasti i Kumanoves

13.15 – Dashurie Sefaj përfaqësuese nga familjarët thotë se të gjykuarit janë manipuluar nga ish kreu shtetëror i Maqedonisë.

Untitled

Protesta Shkup, rasti i Kumanoves 05.11.17
Protesta Shkup, rasti i Kumanoves 05.11.17

12.55 – Filloi protesta. Dhjetra protestues janë mbledhur në sheshin Skenderbej në Shkup. Ata mbajnë flamuj shqiptar dhe afishe “Liri për çlirimitarët”, “Pranga për kriminelët”, “Duam gjykim nga ndërkombëtarët”.

Protesta Shkup, rasti i Kumanoves 05.11.17

 

10.00 – Sot në sheshin Skenderbeu në Shkup do të organizohet një protestë kundër vendimit gjyqësor në shkallën e parë  për rastin ‘Lagja e Trimave’. Ajo fillon në ora 13 dhe do të përfundojë para Gjykatës Shkupi 1. Protestuesve do t’ju bashkëngjiten edhe familjarët e të burgosurve.

Protesta organizohet nga disa organizata joqeveritare shqiptare të cilët apelojnë që të zbulohen porositësit e vërtet e ngjarjes së Kumanovës dhe hetim ndërkombëtar.

Nga MPB thonë që protesta është paraqitur dhe se do të ndërmerren masa sigurie.

Përndryshe, protesta kundër vendimit të Gjykatës Supreme në Shkup ka pasur në Pejë dhe Gjilan dhe Prishtinë, në shenje revolte është djegur flamuri i Maqedonisë. Ndaj djegies së flamurit reaguan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, duke thënë se “MPJ shpreh keqardhje dhe e dënon aktin e djeshëm të djegies së flamurit maqedonas nga ana e përfaqësuesve të gupeve të tifozëve në Pejë dhe Gjilan të Republikës së Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button