Shtatë shekuj e gjysmë burg dhe shtatë burgime të përjetshme “Grupin e Kumanovës” (FOTO+VIDEO)

“Rreth flamurit të përbashkuar, për një dëshirë e një qëllim, të gjithë atij duke u betuar, të lidhim besën për shpëtim”, ky është refreni i parë i himnit shqiptar, të cilin sot i akuzuari i Shefqet Kallaçi në hyrjen e seancës “Lagjja e Trimave – Kumanova” e këndoi në mënyrë demonstrative, bashkë me të akuzuarit tjerë, raporton Portalb.mk.

Pas këndimit të himnit, të akuzuarit kanë vazhduar me këndimin e këngës “besa besë, besën e kem dhan’, për Shqipëri jetën dojm’ me dhan”, pas së cilës kanë vazhduar me thirrje “rroftë Shqipëria etnike”, “Maqedonia shtet fashist”, “vdekje tradhëtarëve”, “bashkim kombëtar”, “ne s’jemi terrorist, por UÇK”, dhe “derisa na keni vrarë shokët, mos mendoni se ky shtet do të jetë i qetë”.

Ndaj kësaj, ka reaguar gjykatësja Verka Petrovska, e cila ka kërkuar nga forcat policore që të gjithë që bërtasin dhe qëndrojnë në këmbë të largohen nga seanca. Policia i ka nxjerr të akuzuarit jashtë përveç 4 të akuzuarve të tjerë, të cilët kanë qëndruar ulur.

Epilogu i rastit “Lagjja e Trimave” mbaroi me gjithsej 746 vjet burg dhe 7 dënime me burg të përjetshëm për veprën “terrorizëm” dhe 4 persona janë liruar nga akuza.

Të liruar: Ibrahim Murtazani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.

 

 Të gjithë të dënuarve u minusohet koha e qëndrimit në paraburgim që nga 09.05.2015 deri më sot.

Burg

40

10 - 20

Të gjithë të dënuarit janë të detyruar që të paguajnë nga 10 mijë denarë për procedurën hetimore dhe nga 10 mijë denarë për harxhimet e transportit të tyre.

Ndaj vendimit kanë reaguar pala mbrojtëse të cilët paralajmëruan ankimin në Gjykatën e Apelit dhe presin nga faktori ndërkombëtar gjykim të drejtë për rastin në fjalë.

“E kemi pritur se do të ketë dënime drastike, por jo kaq. Nuk pajtohemi me vendimin e Gjykatës dhe do të dorëzojmë ankesë te Gjykata e Apelit. Ky është një rast klasik i montuar nga shërbimet sekrete, presim që faktori ndërkombëtarë të bëjë hetim të drejtë”, tha avokati i palës mbrojtëse, Naser Raufi pasi mbaroi gjykimi, transmeton Portalb.mk.

Përpara Gjykatës, kanë qenë duke e pritur epilogun gjyqësor edhe familjarët e të akuzuarve, të cilët ishin të dëshpëruar nga lajmi hidhur që e kanë marrë.

“Na morën në qaf për marketing, ata që i lypën votat le të vijnë këtu. Dikush vajton, lot s’na ndalen. A të pyet dikush për bukë dhe për jetimët që kanë mbetur”, tha një familjar pas mbarimit të gjykimit.

“Nëse je me popull, sot popullata ka nevojë për Ali Ahmetin. Prej fakultetit në ka ardhur në shtëpi dhe ja sot nipi im Elham Arifi është dënuar me 13 vjet. S’kemi ku të shkojmë. Një shpirt e kemi, le të na i marrin edhe këtë. Çka do t’u thoni fëmijëve që e presin babain te shtëpia, se 40 vjet burg i ka marrë”, tha një familjarë tjetër


_____________________________________________________

09:30- Gjykata Penale e Shkupit sot duhet ta kumtojë aktgjykimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur, raporton Portalb.mk.

Aktgjykimi për këtë rast duhej të sillej më 17 tetor, por u anulua për shkak të zgjedhjeve lokale me kërkesë të MPB-së.

Në lidhje me aktvendimin që duhet të sillet sot, avokatja mbrojtëse e të akuzuarve në “Lagjen e trimave”, Artene Ademi u shpreh se nuk pret vendim të drejtë.

“Prej një procesi të padrejtë, nuk pres vendim të drejtë”, tha Ademi para Gjykatës Supreme.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Portalb.mk, forca të shumta e kanë rrethuar ndërtesën e gjykatës ndërsa helikopterë të shumtë qarkullojnë që nga mëngjesi mbi territorin e Shkupit.

Para gjykatës janë mbledhur edhe familjarët e të gjykuarve në rastin e “Lagjes së trimave”.

Gjykata Themelore Shkup

Gjykata 1

Gjykata 2

Gjykata 4

Përndryshe, Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për të gjithë 37-të të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terrorist. Avokatët e të akuzuarve, nga ana tjetër, kërkojnë aktgjykime për lirim, pasi që sipas tyre ka mungesë të dëshmive për vepër të kryer penale.

Më 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Në të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

MPB kumtoi se për shkak të mbajtjes së seancës gjyqësore për “Lagjen e trimave” komunikacioni rreth objektit të Gjykatës Themelore Shkup përkohësisht do të rikahëzohet.

“Në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Shkup do të mbahet seancë gjyqësore për ngjarjet lidhur me ‘Lagjen e trimave’. Për këtë arsye komunikacioni në rrugët nëpër të cilat do të kalojnë të akuzuarit dhe rrugët përreth ndërtesës së Gjykatës Themelore Shkup, përkohësisht do të rikahëzohet për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion”, theksohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button