MPJ reagon ndaj djegies së flamujve të Maqedonisë në Gjilan dhe Pejë (VIDEO)

Ministria e Punëve të Jashtme e ka dënuar incidentin e djeshëm me djegien e flamurit të Maqedonisë në Gjilan dhe Pejë, pasi që u shqiptuan dënimet për të akuzuarit e rastit “Lagjja e Trimave – Kumanova”, njofton Portalb.mk.

“MPB shpreh keqardhje dhe e dënon aktin e djeshëm të djegies së flamurit maqedonas nga ana e përfaqësuesve të gupeve të tifozëve në Pejë dhe Gjilan të Republikës së Kosovës. Presim që shërbimet zyrtare kosovare të ndërmarrin aktiviteteve që kryerësit të japin përgjegjësi”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ndryshe, në shenjë revolte pas vendimit të Gjykatës Penale për dënim të të akuzuarve të rastit “Kumanova” me burgime të përjetshme dhe me 736 vjet burg, mbrëmë në qytetet e Kosovës Gjilan dhe Pejë publikisht janë djegur flamujt e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button