Si do të kthehen mërgimtarët në Kërçovë? Dehari premtoi hapje të zonave industriale (VIDEO)

Diaspora kërçovare paraqet një nga problemet më komplekse e cila e pret kandidatin e vetëm shqiptar të Komunës së Kërçovës nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Fatmir Dehari, shkruan Portalb.mk.

LEXO: Si do të kthehen mërgimtarët në Kërçovë? Dehari premtoi hapje të zonave industriale (VIDEO)
LEXO: Dehari: Deponia, ujësjellësi dhe jorevitalizimi i Kalasë së Kërçovës brenga të kaluara (VIDEO)
LEXO:  #Depatpernime: Spitali i Kërçovës pa zgjidhje, kultura do të marrë 100 mijë euro përkrahje
LEXO: #Debatpernime solli premtime edhe për Kërçovën (VIDEO)

Për këtë shkak, sonte në #Debatpernime me Jeta Xharrën, Dehari u shpreh se vizita e tij e disaditshme në shtetet perëndimore ku po qëndrojnë kërçovarët nuk është grumbullimi i votave por marrja e modeleve se çfarë duhet të bëhet në Kërçovë në të ardhmën që mërgimtarët të kthehen nga atje.

“Unë isha për vizitë në diasporë dhe qëllimi im nuk ishin votat por që t’i bindja se gjithçka që ata kanë jashtë Maqedonisë mund ta gjejnë edhe në Kërçovë. Për të kthyer mërgimtarët në Kërçovë komuna do të punojë për të ndërmarrë të gjitha masat, si p.sh. sigurimi i lokacioneve të nevojshme, dhënies e lejes për ndërtim dhe sigurimi i infrastrukturës së mirë rrugore”, premtoi Dehari.

Meqë në Kërçovë numri i nxënësve shkon duke u zvogëluar gjë kjo që do të ndikonte edhe në uljen e numrit të të punësuarve arsimor, Dehari tha se “deri në këto momente ne kemi arritur të mbrojmë të punësuarit e arsimit”.

Kjo problematikë e rënies së numrit të të punësuarve dhe migrimit të kërçovarëve sipas Deharit do të zgjidhet duke hapur zona të reja industriale.

“Ne kemi dy zona industriale dhe do të ndërtojmë edhe dy zona të reja industriale. Dy zona industriale e kanë të kryer infrastrukturën kurse dy të tjerat, në momentin që do të përfundoj hartimi i planeve do të jenë funksionale për investime dhe punësime të reja. Është paraparë edhe subvencionim dhe masa të reja të vetëpunësimit ku përkap shifrën prej 50 mijë euro”, premtoi Dehari.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button