#Depatpernime: Spitali i Kërçovës pa zgjidhje, kultura do të marrë 100 mijë euro përkrahje

Kandidati i BDI-së për kryetar komune në Kërçovë, Fatmir Dehari në #Debatpernime me Jeta Xharrën, duke thënë “se kompetencat për spitalin e Kërçovës i takojnë Ministrisë së Shëndetësisë dhe jo atij si kryetar” shprehu se: “Ne do të japim mbështetje në kërkesat që mund të jenë në kompetencën tonë. Si p.sh. infrastruktura rreth spitaleve do të jetë një nga infrastrukturat më të mira dhe më funksionale”, shkruan Portalb.mk.

LEXO: Si do të kthehen mërgimtarët në Kërçovë? Dehari premtoi hapje të zonave industriale (VIDEO)
LEXO: Dehari: Deponia, ujësjellësi dhe jorevitalizimi i Kalasë së Kërçovës brenga të kaluara (VIDEO)
LEXO:  #Depatpernime: Spitali i Kërçovës pa zgjidhje, kultura do të marrë 100 mijë euro përkrahje
LEXO: #Debatpernime solli premtime edhe për Kërçovën (VIDEO)

Ndërkaq sa i takon buxhetit të paraparë nga ai si kryetar i ardhshëm, për kulturë do të shkojnë rreth 100 mijë euro kurse për sport nuk caktoi shifra.

“Deri më sot për kulturë kemi shfrytëzuar rreth 60 mijë euro kurse kjo shifër do të shkojë duke u rritur deri në 100 mijë euro. Për sport komuna do të jep mjete financiare për klubet e sportit duke mbështetur rregullimin e infrastrukturës së stadiumit”, premtoi Dehari.

Sa i përket përfshirjes së gruas në Komunën e Kërçovës, siç edhe u shpreh Dehari, kjo do të arrihet me vendosjen e grave në pozita udhëheqëse.

Meqë 50% e votuesve janë gra, Xharra duke kërkuar nga Dehari gjysmën e drejtorëve të jenë gra, ai u shpreh: “Se ne shikojmë të punojmë në përzgjedhjen e kuadrit profesional dhe se ajo është e obliguar me ligj. Jo të gjitha gjërat janë nga vullneti dhe dëshira”.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP