Është shpallur fletarrestim ndërkombëtar për Edmond Temellkon

Mbrëmë Gjykata Penale e Gjykatës Themelore Shkupi 1 e pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike dhe i përcaktoi 30 ditë paraburgim kryetarit të Komunës së Putecit në Shqipëri, Edmond Temellko, nga Gjykata informojnë se pas saj është shpallur flet-arrest qendror dhe ndërkombëtar, njofton Portalb.mk.

Prokurorja Lençe Ristoska sot tregoi se kanë kërkuar paraburgim për Temellkon sepse kanë pasur dyshime se e ka kaluar kufirin dhe e ka lëshuar shtetin.

Edhe përkundër vendimit gjyqësor që të mos e lëshojë Maqedoninë, Edmond Temellko periudhën e fundit disa herë e ka kaluar kufirin duke e shfrytëzuar pasaportën e Shqipërisë.

Ndryshe, Temellko në rastin “Titanik”, akuzohet në bazë të veprës penale, parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të 2013-s. Njëherë ka qenë i arrestuar, por që u lirua nga Gjykata.

LEXO: Gjykata Themelore caktoi 30 ditë paraburgim për Edmond Temellkon

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button