Gjykata Themelore caktoi 30 ditë paraburgim për Edmond Temellkon

Ish kryetari i Pustecit, si i akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) në rastin “Titanik”, Edmond Temellko ka fituar 30 ditë paraburgim që kur Gjykata Themelore pranoi kërkesën e PSP-së, kuptojnë nga Alsat-m, njofton Portalb.mk.

Nga PSP-ja, Temellko akuzohet në bazë të veprës penale, parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të 2013-s. Njëherë ka qenë i arrestuar, por që u lirua nga Gjykata.

Në rastin “Titanik” ku i dyshuar është Edmond Temellko, është hapur procedurë edhe në bazë të veprës penale, organizim kriminel, shkelje e të drejtës së votës, shkelje e lirisë së votuesve, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për fushatë zgjedhore. Të dyshuar në këtë rast janë edhe ish pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski si dhe sekretari shtetëror nga Qeveria e Gruevskit, Kiril Bozhinovski, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe shefi i kabinetit të tij, Martin Protugjer.

Parashtrimet për paraburgim u bënë që në korrik, mirëpo atëherë Gjykata e Apelit vendosi që Temelkos ti parashtrojë masën e kujdesit, marrje të pasaportës dhe paraqitje në gjykatë njëherë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button