PSP-ja do të kërkojë edhe nga Gjykata Supreme ngrirjen e selisë së VMRO-DPMNE-së

Katica Janeva përsëri do të kërkojë ngrirje të selisë së VMRO-DPMNE-së e ashtuquajtur Pallati i Bardhë. Pas dy muajve kërkim nga Gjykata Penale. Prokuroria Speciale Publike përsëri kërkon ngrirje të pronësisë së VMRO-DPMNE-së në kuadër të hetimit për lëndën “Talir”, bën të ditur Televizioni 24 nga burimet e PSP-së, njofton Portalb.mk.

Ekipi i Katica Janevës e kompleton kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe nga Gjykata Supreme do të kërkojë rishikim të vendimit të Gjykatës Penale e cila e ka refuzuar kërkesën që selia e partisë të vendoset nën masë të përkohshme Ndalesë të shitjes së pasurisë së patundshme me vendosje në hipotekë.

LEXO: Specialja në Gjykatë ka dorëzuar dëshmi dhe 12 kërkesa për ngrirjen e pronës së VMRO-DPMNE-së

LEXO: Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button