Specialja në Gjykatë ka dorëzuar dëshmi dhe 12 kërkesa për ngrirjen e pronës së VMRO-DPMNE-së

Prokuroria Speciale Publike (PSP) deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, i ka dorëzuar 12 kërkesat e paralajmëruara për ngrirje të pronës, në mesin e të cilës  është edhe ndërtesa e selisë së VMRO-DPMN-së, por edhe dëshmi dhe analiza financiare, konfirmuan nga PSP, njofton Portalb.mk.

PSP dje ka hapur tre raste të reja – “Lëndina”, “Trajektorja” dhe “Talir”. Masa të veçanta për siguri nuk ka kërkuar.

“Në kuadër të procedurës parahetimore, kemi konstatuar se partia ka përfituar pronë të patundshme e cila nuk është shfrytëzuar për qëllime partiake. Bëhet fjalë për objekte në të cilat nuk ka simbole paritake, por edhe prona në të cilat nuk ka objekte, por janë vetëm toka”, tha Lençe Ristovska, në lidhje me procedurën parahetimore “Talir” të financimit të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së dhe larjes së parasë nga partia.

Prokuroria Speciale Publike (PSP)
Prokuroria Speciale Publike (PSP)

VMRO-DPMNE në mënyrë joligjore e ka fituar pallatin “Hristo Tatarçev”, në të cilin ndodhet selia e partisë, këtë e zbulon procedura hetimore e quajtur “Talir” që e hapi PSP dhe në të cilën i dyshuari i parë është kreu i partisë së VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Pallatin e ka ndërtuar firma “Beton”-Shkup e biznesmenit Minço Jordanov, që kur partia me marrëveshjen prej vitit 2012 ia ka dhënë tokën afër rrugës “Maqedonia” firmës, ndërsa e njëjta u detyrua ta ndërtojë objektin dhe një pjesë të tij të ia jep VMRO-DPMNE-së sipas parimit “me çelës në dorë”. Ndërsa pjesa tjetër duheshte të jetë hotel, por akoma nuk është përfunduar.

Marrëveshjen e ndërtimit të objektit mes VMRO-DPMNE-së dhe “Beton”, PSP e trajton si donacion nga kompania ndërtuese për një parti politike, sepse në të ka pasur të drejta jo të barabarta dhe detyrime mes partnerëve në favor të partisë.

Me fjalë të tjera, VMRO-DPMNE e ka dhënë vetëm tokën me vlerë prej 1 milion e 250 mijë eurove, ndërsa sipas vlerësimit të PSP-së ka marrë pallat me vlerë prej 6.9 milionë eurove dhe plus 2 milionë euro me para, sepse hapësira e pallatit që e ka marrë partia ka qenë për 634 metra katror më e vogël se marrëveshja, për atë partnerët u morën vesh edhe për para.

Janë investuar 1 milion e 250 mijë euro nga VMRO-DPMNE dhe pasuri të patundshme me vlerë prej pothuajse 9 milionë eurove, ndërsa dallimi PSP prej 7.8 milionë eurove e konsideron si donacion  joligjor të firmës për partinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button