Zbatimi i ligjit për gjuhët në vitin e parë do të kushtojë të paktën 1.7 milion euro

Ministria e Drejtësisë dhe Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e kanë publikuar tekstin zyrtar të propozimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve që është në procedurë parlamentare për miratim. Thonë se këtë e kanë bërë duke pasur parasysh parimet e konfirmuara nga Qeveria për qeverisje transparente dhe llogaridhënie për qytetarët, njofton Portalb.mk.

Për zbatimin e propozim-ligjit do të duhen mjete shtesë nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, për themelimin e Agjencisë për aplikimin e gjuhëve që e flasin më së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, por edhe detyrime materiale për subjektet tjera.

Për funksionimin e institucioneve të reja në vitin e parë vlerësohet se do të duhen 16-të milionë denarë të cilat do të sigurohen nga buxheti për vitin 2018. Plus do të duhet të sigurohen edhe 90 milion denarë nga buxheti që do të ndahen në shfrytëzues të ndryshëm buxhetor për zbatimin e ligjit. Gjithsej 106 milion denarë ose 1.7 milion euro.

Për punësimet në institucionet e reja, me propozim-ligjin parashikohet që një pjesë të realizohet me marrjen nga institucionet tjera shtetërore, para se gjithash nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë.

Pas miratimit të ligjit nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do të dorëzohet në komisionin e Venedikut së bashku me dispozitat kontestuese që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe në monedhë dhe në letra me vlerë si dhe në uniformën e ushtrisë dhe të policisë.

Qëllimi është që të shihen se kjo është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Nëse nga komisioni i Venedikut merret mendim pozitiv, siç deklaroi zëvendëskryeministri Bujar Osmanit të tri pikat në mënyrë shtesë do të përfshihen në ligj.

Në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë do të formohet inspektorat shtetëror që do ta mbikëqyr  zbatimin e normave gjuhësore për përdorimin e gjuhëve. Për institucionet të cilat nuk do ta zbatojnë ligjin parashihet dënim prej 5 mijë euro.

Ndryshe, gjykatat dhe prokuroritë publike janë pjesë e institucioneve të cilat më së paku duhet të punojnë që të përshtaten në dispozitat e reja nga propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve. Për dallim nga më parë, si e drejtë për përdorimin e gjuhës tjetër përveç maqedonishtes u rezervua vetëm për të dyshuarit, të paditurit privat dhe dëshmitarët, tani parashikohet që kjo e drejtë edhe për gjykatësit dhe prokuroritë.

Tekstin e propozim-ligjit mund ta lexoni në linkun që vijon:  http://www.pravda.gov.mk/documents/Predlog%20Zakon%20za%20upotreba%20na%..

LEXO: Dënime me para për institucionet dhe personat përgjegjës nëse nuk e zbatojnë ligjin për gjuhët

LEXO: Ligji për gjuhën shqipe nuk premton barazi mes shqipes dhe maqedonishtes, është vetëm avancim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button