Dënime me para për institucionet dhe personat përgjegjës nëse nuk e zbatojnë ligjin për gjuhët

Ministria e Drejtësisë do të formojë agjenci për zbatimin e gjuhëve dhe inspektorat shtetëror me qëllim që institucionet dhe personat përgjegjës që nuk do ta zbatojnë ligjin e ri për gjuhët që u miratua në Qeveri dhe që pritet të shqyrtohet në Kuvend, të marrin gjoba përkatëse, njofton Portalb.mk.

“Në bazë të parashikimeve të propozim-ligjit për gjuhën shqipe parashihet formimi i agjencisë për zbatimin e gjuhëve si dhe formimi i një inspektorati shtetëror në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë i cili do të bëjë mbikëqyrjen e implementimit të normave ligjore në aspekt të gjuhës. Për institucionet të cilat nuk do t’i zbatojnë normat ligjore të këtij ligji, do të dënohen me shuma parash të cilat do të përkapin vlerën prej 4000-5000 euro, ndërkaq do të dënohen edhe personat përgjegjës me vlerë deri në 30 përqind të këtyre dënimeve”, tha ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji.

Atë që e tha Saliji, mund të shihet edhe në ligj ku sipas nenit 22, në nuk zbatohet i njëjti parashihen gjoba pre 4.000 deri 5.000 euro në kundërvlerë të denarit për kundërvajtje do t’u shqiptohen të gjitha organeve të pushtetit shtetërorë në Republikën e Maqedonisë, institucioneve qendrore, ndërmarrjeve publike, agjencive, drejtorive, organizatave dhe enteve, komisioneve, personave juridik që kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucioneve tjera.

Untitled

LEXO: Ligji për gjuhën shqipe nuk premton barazi mes shqipes dhe maqedonishtes, është vetëm avancim

Deri më sot, zbatimi i gjuhës shqipe është paraparë me Marrëveshjen e Ohrit me anë të së cilës parashihej përdorim i gjuhës shqipe në emërtimet e rrugëve në ato vendbanime dhe komuna ku 20% e popullatës së përgjithshme janë shqiptarë. Mirëpo, praktika e deritashme ka treguar se në disa komuna dhe lagje me shumicë shqiptare, sërish gjuha shqipe nuk ka pasur zbatim dhe nëse ka ndodhur një gjë e tillë nuk është përdorur në nivelin e gjuhës standarde.

Juristi Temelko Risteski vlerëson se nëse nuk zbatohet ligji për gjuhët ashtu siç duhet, atëherë duhet të formohen trupa të cilët do ta mbikëqyrnin nivelin e përdorimit të saj dhe në rast të ndonjë lëshimi, përgjegjësit të sanksionohen.

“Ashtu ishte rasti me Prokurorinë Speciale Publike e cila erdhi si rezultat i joefektivitetit të Prokurorisë Publike të Zvërlevskit e cila nuk e kryente punën në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjin për prokurori publike. Sa i përket kësaj duhet të formohen trupa punues të cilat do ta ndjekin zbatimin e dispozitave të parapara me ligjin në fjalë, konsideroj se ajo nuk duhet të bëhet në fillim ngaqë në secilin institucion shtetëror: drejtësi, shëndetësi, arsim etj. ka inspektorate të cilat duhet të kryejnë kontrolle”, tha Risteski për Portalb.mk.

Ndryshe, ligji për gjuhë nuk është ende i kompletuar, pasi që disa dispozita të saja janë dërguar për shqyrtim në Komisionin e Venedikut me qëllim që të shmangen hamendësimet e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së të njëjtit. Dispozitat që priten të shqyrtohen nga Komisioni i Venedikut janë përdorimi i dygjuhësisë në kartëmonedha, uniformat e ushtarëve, zjarrfikësve dhe të punësuarve shëndetësor. Pas shqyrtimit të këtyre dispozitave pritet plotësimi ose cungimi i propozim-ligjit për gjuhët.

Zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve është pjesë e parakushteve për rrugën Euro-Atlantike të Maqedonisë.

LEXONI MË POSHTË PROPOZIM-LIGJIN E PLOTË PËR GJUHËT

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button