Maqedoni, heshtje para stuhisë

Afati 20 ditor, që Nikolla Gruevski ta formojë qeverinë rezultoi i pasuksesshëm. BDI dy ditë radhazi me mbledhje ditore- 10 orëshe nuk gjeti kompromis brendapartiak për t’i thënë “po” Qeverisë me Nikolla Gruevski, shkruan Portalb.mk.

Partitë ende nuk flasin, për hapat e mëtutjeshme partitë thonë se po analizojnë, diskutojnë dhe brenda ditës pritet që t’i ndërtojnë qëndrimet e tyre- “çka më tutje?”

Derisa partitë mendojnë se me çfarë qëndrime do të dalin dhe si do të veprojnë në Nenin 90 të Kushtetutës së Maqedonisë, thuhet:

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë e ka për detyrë që në afat prej dhjetë ditëve, nga dita e konstituimit të Kuvendit, mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend”.

Nisur nga ky Neni 90 i Kushtetutës, mandatari i ardhshëm duhet të sigurojë shumicën parlamentare për të marrë mandatin, konkretisht afatin 20 ditor për formimin e Qeverisë.

Nga zyra e presidentit Ivanov nuk u përgjigjen thirrjeve tona, për t’u deklaruar rreth veprimit të mëtejm që do të merr Ivanov./Portalb

LEXO: Mbledhja maratonike e BDI-së, Osmani: Ende s’jemi përcaktuar (VIDEO)

LEXO: VMRO-DPMNE: nuk u morëm vesh me Ahmetin, kërkojmë zgjedhje të reja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button