VMRO-DPMNE: nuk u morëm vesh me Ahmetin, kërkojmë zgjedhje të reja

00.06 Partia e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE kumtoi se nuk është arritur marrëveshje për koalicionim me BDI-në e udhëhequr nga Ali Ahmeti andaj kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare për, si që thonë, të dalë nga kriza.

“VMRO-DPMNE së bashku me koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” si fituese të zgjedhjeve të fundit duke marrë më shumë vota dhe deputetë vlerëson se formimi i Qeverisë duhet të shërbejë për të mbyllur krizën politike në vend dhe jo për thellimin e saj dhe vlerëson se mbajtja e zgjedhje të reja është zgjidhje e pjekur në shërbim të tejkalimit të krizës në vend” ka kumtuar VMRO pas takimit që e kanë pasur në selinë e tyre, njofton Portalb.mk.

“Çdo zgjidhje tjetër vetëm do të sjellë probleme dhe konflikte të reja në shoqërinë tonë e cila gjithsesi është e ndarë” shkruhet në kumtesë, njofton Portalb.mk.

“Është e qartë se dikush dëshiron të neglizhohet vullneti i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë dhe të fus Maqedoninë në një faze të pasigurtë nga zhvillimi i saj. VMRO-DPMNE ngelet në pozitat e saj principiele në lidhje me interest strategjike dhe dekretin e shpallur më 17 dhjetor 2016-të”, përfundon reagimi i VMRO-DPMNE-së.

 ******************************************************
VMRO-DPMNE sonte në ora 21 ka caktuar mbledhjen e Komitetit ekzekutiv të partisë, ndërsa mediat maqedonase shkruajnë se anëtarëve të Komitetit do ti drejtohet ish-kryeministri dhe kryetar i partisë, Nikolla Gruevski.

Jozyrtarisht flitet se pika e vetme e rendit të ditës do të jetë koalicioni ose jo me BDI-në e Ahmetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button