Mbledhja maratonike e BDI-së, Osmani: Ende s’jemi përcaktuar (VIDEO)

23.21- “Debati ka qenë konstruktiv, gjithëpërfshirës. Janë konsultuar edhe miqtë jashtë BDI-së dhe komuniteti ndërkombëtarë. Janë diskutuar opsionet e mundshme. Në mënyrë unanime konsastuar se ende nuk janë shterur argumentet. Ende nuk jemi përcaktuar. Debati do të vazhdojë ditëve në vijim”, deklaroi Osmani, pas mbledhjes 10 orëshe të partisë, raporton Portalb.

Osmani nuk ka zbuluar kur do të jetë mbledhja e ardshme.

Burimet në terren nga selia e BDI-së ku kemi gazetarët e Portalbit, thonë që së shpejti do të ketë paraqitje në publik të zyrtarëve të kësaj partie për të kumtuar të rejat e fundit.

19:57- BDI edhe zyrtarisht ka demantuar zërat se janë marrë vesh që të koalicionojnë me VMRO-DOMNE, raporton Portalb.

“Demantoj gjithë spekulimet se është marrë vendim. Procesi i diskutimeve po vazhdon. Anëtarët e kryesisë dhe deputetët po japin argumentet e tyre”, ka deklaruar zëdhënësi Bujar Osmani.

Ai ka ritheksuar qëndrimin se po flitet të gjitha pesë opsionet që dje u shtruan në tavolinë.

18:00– Rafiz Aliti nga BDI, për Portalb demanton se është arritur ndonjë marrëveshje.

“Jo” -shkurt ësht deklaruar për Portalb Aliti, nëse eventualisht ka rezultat nga mbledhja e partisë e cila po vijon.

17: 09– Portalb.mk ka inçizuar pjesë nga debati i brendshëm i BDI-së, ja çfarë u ka thënë Ahmeti bashkëpartiakëve:

“Përpjekjet maksimale bëhen, në radhë të parë, për sigurinë në vend. BDI me kujdes përcjell zhvillimet politike, brenda dhe jashtë vendit. Ne do të vazhdojmë të analizojmë, t’i përpunojmë të gjitha ato çështje për të cilat dje kemi debatuar dhe sot në imtësi të nxjerrim edhe konkluzione”, tha Ahmeti, raporton Portalb.

17:00– Ska asgjë nga mbledhja e sotme. Çdo lajm që qarkullon në media është spekulim dhe i paverifikuar. Gjithë përfaqësuesit e BDI-së janë brenda në mbledhje dhe ende nuk kanë zbuluar asgjë, raporton Portalb.

16:30- Vazhdon mbledhja maratonike e BDI-së. Ende asnjë rezultat konkret, raporton Portalb.

Hisen Xhemaili nga BDI ka thënë se në grupe po diskutohen të gjitha opsionet.

14:03: Mbledhja e sotme e BDI-së sapo ka filluar, tashmë nënkryetarët e BDI-së janë mbledhur në selinë e partisë në Reçicë të vogël- Tetovë, raporton Portalb.

Ka dy ditë që Bashkimi Demokratik për Integrim ka intensifkuar takimet e nënkryetarëve dhe përbërjes të zgjëruar me anëtarët e Kryesisë Qendrore për të vendosur si do të veprojnë në lidhje me ofertën e tyre ndaj mandatarit maqedonas VMRO-DPMNE. Debati ndër-partiak në Reçicë të Vogël vazhdon edhe sot nga ora 14, konfirmojnë për Portalb.mk nga BDI. Sot është afati i fundit për të krijuar Qeverinë e re të Maqedonisë, mandatar i cili është lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski e që ka kohë deri në mesnatë të krijojë kabinetin e ri qeveritar që duhet të ketë minimum 61 deputet, njofton Portalb.mk.

BDI-SË I DUHET ENDE KOHË

Pasi që mbrëmë nuk kishte asnjë vendim konkret, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha që do të zgjedhin më të mirën për banorët e Maqedonisë.

“Jemi duke analizuar të gjitha opcionet për një jetë më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë. Shqiptarë, vlleh, rom, serb, maqedonas”, deklaroi shkurt Ahmeti.

Ndërkaq zëdhënësi i partisë Bujar Osmani në një prononcim për mediat tha se në tavolinë janë pesë opsione ndërsa ende do të debatohet.

“Nuk ka vendim sonte, kryesia do të vazhdojë nesër. I demantoj të gjitha spekulimet për tensione. Ka debat konstruktiv që të gjejmë zgjidhje dhe të arrijmë marrëveshje. Të gjitha 5 opsionet janë në tavolinë dhe bisedojmë me të gjitha partitë politike. Ne bëjmë konsultime dhe bisedojmë me të gjitha partitë politike. Bisedimet janë konstruktive dhe nuk ka tensione.Në tavolinë janë akoma të hapura të pesta opsionet që kemi përmendur edhe më parë: qeverisje me VMRO-DPMNE-në, qeverisje me LSDM-në, një qeveri e zgjeruar teknike, qëndrimi në opozitë dhe zgjedhje të reja në pranverë”, tha Osmani, njofton Portalb.mk.

BISEDIME EDHE ME LSDM-në

Duke u fshehur nga gazetarët dhe duke mos dhënë asnjë sqarim për opinionin, tre nënkryetarët e BDI-së, Nevzat Bejta, Izet Mexhiti dhe Teuta Arifi mbrëmë lëshuan mbledhjen dhe shkuan në selinë e partisë maqedonase Lidhjes Social Demokrate në takim me liderin e tyre Zoran Zaev.

Asnjëri nga këto nuk është deklaruar zyrtaritsht çfarë kanë folur dhe pse janë takuar.

I pyetur për të komentuar rreth veturës zyrtare të nënkryetarit Nevzat Bejta, e cila u pa para selisë së LSDM-së, Ahmeti me përgjigje:

“Unë jam kryetar partie dhe e di mirë çdo kënd e veturën e secilit ku ndodhet se unë u kam dhënë detyrë”.

Ndërsa njëjtë edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është inçizuar duke dalë nga Selia e partisë së tij, por nuk ka komentuar asgjë.

SHPEKULIMET

Burime të Portalbit thonë që Ahmeti, Musa Xhaferi, Ruzhdi Lata dhe disa të tjerë janë pro koalicionimit me VMRO-në ndërkaq Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Izet Mexhiti janë kundër.

Mediat pro-qeveritare shpekulojnë me të madhe që VMRO-DPMNE veçmë ka dorëzuar listën me përbërjen e re të kabinetit qeveritar në të cilën është BDI me kusht që kryeministër të jetë Nikolla Poposki, ish ministri i jashtëm i Maqedonisë. Mes tjerash, VMRO-DPMNE thuhet se ka lëshuar pe edhe për postin e kreut të Kuvendit që do ta marrë BDI-ja, çështja e gjuhës shqipe do të rregullohet vetëm me Ligj, ndërsa për Prokurorinë Speciale BDI do ta bëjë të veten duke propozuar Ligj por nuk dihet se a do ta pranojnë 82 deputetë.

Edhe sipas burimeve jo-zyrtare të informacioneve të portalit serb “Sputnik”, tanimë VMRO-DPMNE dhe BDI janë marrë vesh për koalicion, ndërkaq në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe PDSH dhe Partia Demokratike Serbe e Maqedonisë.

ÇKA MË TEJ?

Nëse mandatari Nikolla Gruevski nuk arrin të krijojë shumicë parlamentare, sipas Kushtetutës së Maqedonisë presidenti duhet që mandatin t’ia dorëzojë partisë së dytë me më shumë mandate nga zgjedhjet e fundit e cila është LSDM-ja në krye me Zaevin.

LEXO: Qeverisja me VMRO-në rrezikon zyrtarizimin e gjuhës shqipe!

LEXO: Posti i kryeparlamentarit shqiptar: shqiptarët realisht nuk fitojnë asgjë!

LEXO: Dhjetë vite nga “Marrëveshja e Majit”, a do t’i lejojë Ahmeti edhe njëherë politikat anti-shqiptare të Gruevskit?

2 thoughts on “Mbledhja maratonike e BDI-së, Osmani: Ende s’jemi përcaktuar (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP