Nëse jo Gjykata Kushtetuese, PSP-në duhet ta mbrojnë qytetarët

Ka filluar procedura për vërtetimin e kushtetutshmërisë së Prokurorisë Speciale Publike. Por, sikur Gjykata Kushtetuese luan me nervat e qytetarëve dhe partive politike që sa më parë duan që të përfundojë ky proces.

Gjykata duhet sa më shpejt ta procesojë lëndën por të njëjtën nuk po e bën. Ky akt ndikoi që partia më e madhe në opozitë, respektivisht LSDM, të nisë edhe një herë bojkotin në Kuvendin e Maqedonisë.

Kadriu: Gjykata Kushtetues nuk po e mbron sistemin kushtetues të vendit

Pse Gjykata Kushtetuese po e vonon vlerësimin e kushtetutshmërisë së PSP-së? Profesori universitar Osman Kadriu në deklaratën e tij për Portalb vlerëson se për disa raste kur dikton politika ose kur është nën trysnin politike-partiake, aty për aty merr vendime për çështje të ndryshme.

“Gjykata Kushtetuese duhet të sjell vendime kushtetuese, me të cila mbrohet sistemi juridik dhe sistemi kushtetues në vend. Në rastin konkret ndodh e kundërta. Gjykata kushtetuese, edhe pse kjo lëndë ka prioritet jo asesi nuk i jep prioritet. Kërkesat e qytetarëve nga protestat dhe disa parti politike janë shumë të arsyeshme. Kështu siç vepron Gjykata Kushtetuese edhe një herë dëshmon se ajo faktikisht nuk ka lidhje me mbrojtjen e sistemit juridik dhe kushtetues. Në këtë mënyrë nuk e mbron sistemin kushtetues, por mbron interesa të ngushta partiake, do të thotë vepron jashtë kornizave kushtetuese.

Sipas tij, vendimet e Gjykatës Kushtetuese flasin se aty ka depërtuar elementi partiak, sidomos i partive në pushtet, për këtë- thotë ai, vepron dhe manifeston një qasje antikushtetuese, të pandërgjegjshme dhe të papërgjegjshme.

Në një intervistë dhënë për REL, eksperti i çështjeve juridike, profesori Svetomir Shkariq tha se: “Kushtetutshmëria e Ligjit mbi Prokurorinë Speciale Publike bazohet në dimensione juridike dhe politike të ngurta dhe të padiskutueshme dhe për këtë shkak ky institucion është vlerë thelbësore për rendin kushtetues dhe faktor që ka për detyrë të identifikojë krimin”.

Nga aktet e deritanishme Gjykata Kushtetuese sikur nuk do t’i dëgjojë argumentet për kushtetutshmërinë e PSP-së.

Bilalli: Prokuroria Speciale Publike të mbrohet me protesta masovike

Analisti Mersel Bilalli është skeptik për vlerësimin e kushtetutshmërisë së PSP-së nga Gjykata Kushtetuese. Nisur nga neglizhenca e Gjykatës Kushtetuese për ta mbrojtur Prokurorinë Speciale Publike, e cila ka për qëllim ringritjen e sistemit juridik në vend, Bilalli thotë se e vetmja formë për mbrojtjen e PSP-së mbeten protestat e qytetarëve. Ai porositë që të njëjtat duhet të jenë sa më masovike.

“Ky kod mental i politikanëve të Maqedonisë nuk njeh gjuhë tjetër por frikës, masoviteti në protesta u shkakton frikë. Natyrisht se edhe faktori ndërkombëtar e bënë të veten, por pozicionet për mbrojtjen e PSP janë më të fuqishme nëse pas saj qëndrojnë dhjetëra-mijëra protestues. Mendoj se opozita gabon kur mendon se me bisedime do të shkojë ky pushtet. Mos të harrojmë se sipas ligjit në fuqi PSP-së i mbeten edhe 6 muaj afat për të ngre aktakuza”, tha për Portalb Bilalli.

Bejli: Është e domosdoshme puna normale e PSP-­së

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli konsideron se është mië që partitë politike dhe të gjitha institucionet të punojnë në mënjanimin e pengesave pë punë normale të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Kuvendi të punojë normalisht dhe të vazhdojë zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës.

“I nxisim të gjitha partitë politike dhe institucionet të punojnë në mënjanimin e të gjitha pengesave për PSP-­në. Kjo është shumë me rëndësi për vendosjen e përgjegjësisë për përgjimin dhe bisedat të cialt dolën prej tij”, deklaroi ambasadori Bejli gjatë vizitës së tij të sotme në observatorin megalit Kokino, ku paraljmëroi renovim infrastruktuore të lokalitetit, inancuar nga USAID­i dhe Qeveria Zvicrës përmes projektit për ekspnsion të bizneseve të vogla dhe Grupit lokal të aksionit Aber 2015.

Prokuroria Speciale Publike u formua pas dyshimeve për keqpërdorimin e fuqisë institucionale nga partitë e deritanishme në pushtet. PSP ishte produkt i Marrëveshjes së Përzhinos./Portalb

Lexo më tepër:

LSDM do ta bojkotojë punën e Kuvendit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button