Gjykata Kushtetuese nuk i jep prioritet ligjit për Prokurorinë Speciale

Gjykata Kushtetuese në seancën e ardhshme të caktuar për të martën nuk ta shqyrtojë iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për Prokurorinë Speciale Publike (PSP), edhe pse qytetarët dhe shoqëria civile kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese të deklarohet për të njëjtën, njofton Portalb.

Nga Gjykata Kushtetuese nuk ka përgjigje se pse iniciativën që e ka paraqitur Todor Petrov, nuk e kanë vendosur as në rend dite, as, nuk japin njoftim se kur eventualisht do të shqyrtoheshte.

Rendin e ditës e bën kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva, transmeton Portalb.

LSDM dhe iniciativat qytetare, kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese të deklarohet për këtë iniciativë deri më 18 qershor, që të jetë e qartë se çfarë fati do të ketë PSP-ja.

Gjykata mund ta pranojë iniciativën dhe të vendosë se ligji me të cilin është formuar Prokuroria Speciale është kundër Kushtetuese dhe të njejtën ta heqë ose shfuqizojë, me të cilën do të ndaleshte edhe puna e PSP-së.

Edhe pse sipas informatave jo-zyrtare, deri më tani ka pasur kohë të mjaftueshme, Gjykata Kushtetuese që ta shqyrtojë iniciativën dhe për të njejtën të deklarohet, megjithatë atë nuk e ka bërë.

Për krahasim, iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimit për shpërbërjen e Parlamentit që e paraqiti BDI, ka qenë e vendosur në rend dite vetën disa ditë pas dorëzimit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button