Filloi procedura për vërtetimin e kushtetutshmërisë së Prokurorisë Speciale

Gjykata Kushtetuese do të deklarohet për iniciativën e ngritur për të parë nëse Ligji për Prokurori Speciale është në kundërshtim me Kushtetutën ose jo, njofton Telma.

Pas tetë muajve ruajtjen e lëndës, tashmë është dhënë te gjykatësi raportues. Është e mundshme që të gjendet në rend dite në seancën e caktuar për ditën e mërkurë.

Njohësit e kësaj sfere vlerësuan se gjykata nuk do të sjell vendim me të cilën do të ndërpritet Prokuroria Speciale Publike për shkak të faktit që kjo gjë del nga Marrëveshja e Përzhinos i cili është i arritur me konsensus dhe ku e kanë nënshkruar katër liderët politik, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.

Nga Prokuroria Speciale Publike thuan se nuk ka baza që Ligji të proklamohet si anti kushtetues.

“Prokuroria Speciale Publike po vepron në pajtueshmëri me Ligjin për Prokurori Speciale dhe vlerësojmë se veprimtaria jonë është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Maqedonisë. “, thuan nga Prokuroria Speciale Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button