Bejli: Është e domosdoshme puna normale e PSP-­së dhe Kuvendit

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli konsideron se është mië që partitë politike dhe të gjitha institucionet të punojnë në mënjanimin e pengesave pë punë normale të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Kuvendi të punojë normalisht dhe të vazhdojë zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës.

“I nxisim të gjitha partitë politike dhe institucionet të punojnë në mënjanimin e të gjitha pengesave për PSP­në. Kjo është shumë me rëndësi për vendosjen e përgjegjësisë për përgjimin dhe bisedat të cialt dolën prej tij”, deklaroi ambasadori Bejli gjatë vizitës së tij të sotme në observatorin megalit Kokino, ku paraljmëroi renovim infrastruktuore të lokalitetit, inancuar nga USAID­i dhe Qeveria Zvicrës përmes projektit për ekspnsion të bizneseve të vogla dhe Grupit lokal të aksionit Aber 2015.

Në të njëjtën kohë, shtoi Bejli, është shumë me rëndësi edhe puna normale në Parlament. “Siç tha BE­ja dje, përgjegjësia e partive është ta zbatojnë Marrëveshjen e Përzhinës dhe ta lëvizin Maqedoninë drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO”, potencoi ambasadori amerikan Xhes Bejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button