Osmani: BDI ka propozim konkret, bisedimet mes partive vazhdojnë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk ka dorëzuar propozim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për anëtarë të Kuvendeve Zgjedhore Komunale (KZK). Zëdhënësi Bujar Osmani për Portalb deklaroi se kjo ka ndodhur sepse bisedimet po vazhdojnë dhe BDI ka dhënë propozim real për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.

“Kontakte mes partive politike dhe komunitetit ndërkombëtarë ka. Nuk ka pasur takim liderësh, por ekipe partiake nga partitë relevante politike bëjnë përgatitje të agjendës për takim eventual të katër liderëve. BDI ka dhënë propozim real për daljen nga kriza”, tha për Portalb, Osmani.

Se çfarë propozimi ka dhënë partia në pushtet e bllokut shqiptar, BDI, Osmani për Portab, shkurt tha “është pjesë e bisedimeve”.

Në bisedimet për tejkalimin e krizës politike BDI, është e qëndrimit se çfarëdo lloj zgjidhje, duke përfshirë edhe zgjedhjet, patjetër duhet të jetë e pranueshme për katër partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.

Përndryshe, partia në pushtet VMRO-DPMNE, është e vetmja parti që deri në mesnatë ka dorëzuar në KSHZ propozim për anëtarët në KZK.

BDI, konfirmoi se nuk kanë dorëzuar propozime dhe për të njëjtën nuk kanë dashur të komentojnë, të njëjtën e kanë bërë edhe PDSH.

Partia opozitare e bllokut maqedonas, LSDM, e para ka dalë me njoftim se nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor, për këtë arsye nuk ka dorëzuar propozim në KSHZ për anëtarë në KZK. Sipas tyre, ende nuk ka kushte për zgjedhje pasi që, nuk është zbatuar tërësisht Marrëveshja e Përzhinos. /Portalb

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button