Sinjale serioze të dështimit të zgjedhjeve të 5 qershorit në Maqedoni

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për Portalb ka konfirmuar lajmin se vetëm partia e VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar listën për anëtarë në Kuvendet Zgjedhore Komunale.

Tanimë nuk ka rëndësi data e 11 majit kur pritej që partitë politike të paraqesin listat me kandidatë për deputetë.

Asnjëra nga partitë politike deri më tani nuk ka dal publikisht të shprehë qëndrimin rreth zgjedhjeve dhe rreth faktit që nuk kanë paraqitur listat me anëtarë për KZK në KSHZ.

Me këtë akt Maqedonia gjendet para anulimit zyrtar të zgjedhjeve me 5 qershor. Gjë të cilën e kanë paralajmëruar edhe partitë opozitare, por edhe faktori ndërkombëtar.

Portalb ka tentuar t’i kontaktojë PDSH-në dhe BDI-në por, pa përgjigje.

Edhe nga KSHZ nuk ka qëndrim zyrtar për mosparaqitjen e listave me anëtarë për KZK nga tre parti- LSDM, BDI dhe PDSH.

Së fundmi në Maqedoni Gjermania ka deleguar edhe një diplomatë. Akt që nga analistët u cilësua si “ofensivë e diplomacisë gjermane” në zgjidhjen e krizës në Maqedoni. Ndërkaq, dje, ministri holandez i punëve të Jashtme, vendi i të cilit kryeson me BE-në, Bert Kunders dje dërgoi letër deri te liderët e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, ku shprehu shqetësimin e tij për gjendjen në Maqedoni dhe kërkoi zgjidhje urgjente për tejkalimin e krizës.

Në letrën ashtu siç thonë nga Ambasada e Holandës në Maqedoni, Kunders edhe njëherë e ka theksuar rëndësinë për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos, të rëndësishme për ardhmërinë euroatlantike të Maqedonisë dhe u ka bërë thirrje të gjitha partive që të gjejnë zgjidhje për të dalë nga kriza./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button