Investim i dobët, shkatërrohen pllakat në Bit Pazar

Pllakat të cilat u vendosën në Bit Pazar, gjegjësisht në rrugën e cila të çon deri te Teatri Shqiptar, janë në gjendje të mjerueshme.

Edhe pse nuk ka as një vit që u rregullua kjo rrugë, pllakat janë tërësisht të shkatërruar, gjë për të cilën shitësit fajësojnë automjetet dhe kualitetin e dobët.

“Ne kemi dyqane këtu dhe çdo ditë jemi këtu, shohim se shi automjetet që kalojnë çdo dit jo vetëm që krijojnë kaos por gjithashtu dëmtojnë rëndë edhe pllakat të cilat s’ka 7 apo 8 muaj që janë vendosur”, tha Ridvan G., punonjës në Bit Pazar.

“Makina shkatërrojnë mirëpo edhe kualiteti është i dobët se sado që të kalojnë makina po të ishin pllakat kualitet të lartë, do të qëndronin më gjatë e jo të shkatërrohen pa i mbushur një vjet”, tha Osman I, qytetar.

Rruga në Bit Pazar
Rruga në Bit Pazar

“Te ne çka nuk pritet, u tha që do ndalohet komunikacioni për makina, nuk u bë, u premtua renovimi i tregut, edhe atë disa herë dhe ende asgjë. Në fillim kur u ndriçua dhe u rregullua kjo rrugë thamë që tani do bëhet edhe bit pazari sepse filluan investimet, mirëpo kot, poçet u dogjën, pllakat u shkatërruan, investimi në bit Pazar ende askund, nuk di çfarë të them mjerim”, tha Imer Tahiri, qytetar.

“Është e tmerrshme të kalosh këndej, nuk i ngjan një kryeqyteti, bëjmë pazarin këtu se çmimet janë më të volitshme, mirëpo këtu mbizotëron kaosi. Frikësohesh të kalosh në këtë rrugë, nuk ka trotuare, makina kalojnë pa ndërprerje. Thjesht tmerr”, tha Liljana Dimovska, qytetare.

Ndërkaq nga Komuna e Çairit nuk prononcohen lidhur me këtë çështje./Portalb

LEXO MË SHUMË:

Do të modernizohet Bit Pazari i Shkupit

Bit Pazari në gjendje të mjerueshme, projekti askund (FOTO)

Arkë e zbrazur për Bit Pazarin, projekti mbetet vetëm në letër?

Mexhiti prezantoi pamjen e re të Bit Pazarit (FOTO)

10 milion euro për modernizimin e Bit Pazarit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button