Mexhiti prezantoi pamjen e re të Bit Pazarit (FOTO)

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti dhe drejtori i Skopski Pazar Sasho Davitkovski, kanë prezantuar sot projektin për ndryshimin e pamjes së Bit Pazarit në Shkup. 

“Me realizimin e këtij projekti hapet edhe rruga drejt Teatrit Shqiptar. Jemi munduar që deri në maksimum ti përfshijmë të gjitha tezgat, të gjitha dyqanet që në momentin kur të kryhet projekti asgjë më jashtë Bit Pazarit mos të ketë frekuencë të shitësve apo blerësve por gjithçka të jetë brenda Bit Pazarit”, tha sot kryetari aktual dhe kandidati për Komunën e Çairit Izet Mexhiti.

Sipas tij, projekti duhet të fillojë të realizohet pas tre muajve, ai do të kushtojë 10 milionë euro para të siguruara nga Skopski Pazar. 

Drejtori i Skopski Pazar, Sasho Davitkovski tha se projekti paraqet një investim kapital i cili Bit Pazarin do ta bëjë në një treg modern. 

“Nuk duhet të mbetemi me infrastrukturën e vjetër edhe pse nuk duhet anashkaluar pasuria e trashëguar, ne duhet të shkojmë përpara me investime. Ky është një qëllim i jonë i përbashkët, një ide për të cilën kemi qëllime serioze që ta realizojmë”, tha Davitkovski.

Ri-ndërtimi i Bit Pazarit do të sjell shumë të mira për gjithë ata që realizojnë shit-blerjet e tyre në këtë vend, vlerësoi Ekrem Dolek nga Shoqata e tregtarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button