Do të modernizohet Bit Pazari i Shkupit

Përfundimisht zgjidhet kaosi shumëvjeçar në Bit Pazar te Shkupit. Komuna e Çairit i jep fund kësaj pune duke miratuar planin urbanistik për këtë vend i cili përfshin modernizim dhe kushte më të mira për tezgaxhinjtë në Bit Pazar. Projekti për modernizimin e Bit pazarit është në fazë të përpilimit të tij. Për momentin në komunën e Çairit vijon prezantimi publik i planit detal urbanistik, shkruan Koha.

“Ideja ishte që meqenëse është plani detal në debat publik është mundësie emirë tani të jepen të gjitha vërejtjet sugjerimet dhe idetë rreth planit detal. Ne si komunë përveç transparencës iniciojmë që në këtë debat publik të vijnë ata të cilët janë tanguar. Në këtë rast Shoqata “Prosperiteti” është ajo e cila përfaqëson ata të cilët çdo ditë jetojnë dhe kanë egzistencën nga Bit Pazari”, tha kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

“Sipërfaqja e parcelës ndërtimore është mbi 8 mijë metra kurse sipërfaqja e ndërtimit është 8036 metra katror. Është paraparë përdhes dhe kat me lartësi me 7 metra gjithsej sipërfaqja ndërtimore del afër 16 mijë metra katror. Projekti kryesor duhet të punojë dhe e kanë filluar të punojnë firma që quhet “Stoku” të cilët e punojnë me bashkëpunim me komunën e Çairit”, tha Xhengis Hani, udhëheqës i Sektorit për Urbanizëm.

Sipas paralajmërimeve është paraparë të mbulohet pazari nga të dyja anët me materijale cilësore montuese, të zëvendësohen tezgat e vjetra me të reja, dhe mbi to të ndërtohet parking montues me kapacitet prej 240 vende të parkimit duke u mundësuar kështu edhe kushte sanitaro higjienike më të mira. Pazargjitë vlerësojnë lartë këtë projekt.

Lajme të ngjashme

Back to top button