10 milion euro për modernizimin e Bit Pazarit

Kaosi me tregun në Çair do të rregullohet me investim në infrastrukturën dhe ndërtim të një tregu të mbyllur në vend të tezgave aktuale. Sipas planit ideor, i cili pret dritën jeshile nga komuna e Çairit, në vendin e tregut Bit Pazar duhet të ndërtohet object afarist me tezga të reja të cilat do të përfshijnë shfrytëzuesit e tanishëm si dhe ata të ardhshëm. I tërë investimi duhet të kushton rreth 10 milion euro, njoftojnë nga ndërmarrja “Skopski Pazar”.

“Kemi përgatitur planin ideor sipas të cilit në të ardhmen duhet të bëjmë investim për rekonstruim dhe adaptim të tregut të tanishëm në një treg të ri, më modern dhe me lokacion bashkëkohor për tregëti” – thonë nga “Skopski Pazar”.

Sipas tyre, i tërë projekti pret dritën jeshile nga Komuna e Çairit, e cila trashëgoi ingerencat për Bit Pazarin nga Komuna e Qendrës pas ndarjes teritoriale. Nga komuna nuk arritëm të marrim prononcim se kur plani urbanistik “Mavrovasja” ku bën pjesë edhe tregu, do të gjendet në rend dite në këshillin komunal.

Por, qytetarët të cilët sigurojnë të ardhura nga ky treg, gjegjësisht shitësit në tezga pyesin se [farë do të bëhet me fatin e tyre në periudhën e ndërtimin të këtij projekti, duke pasur parasysh se shumica atë e kanë burim të vetëm të të ardhurave për ekzistencë.

“Ajo është mirë, por si shkojnë gjërat te ne ky ndërtim do të zgjas me vite, çfarë do të bëhet me ne në atë kohë, prej ku të sigurojmë të ardhura. Kjo tezgë që kam është e vetmja prej ku nxjerr ndonjë fitim, edhe pse të vogël” – thotë njëri prej shitësve.

Ky plan për modernizimin e tregut të Bit Pazarit qarkullon në opinion gati se një dekadë, por asnjëherë nuk është bërë hapi i parë për një gjë të tillë. Përveç tregut, problem tjetër është edhe mungesa e vendeve për parkim rreth Bit Pazarit, gjë e cila gjithashtu planifikohet të zgjidhet në këtë projekt me ndërtimin e një garazhe në kat./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button