Zylbeari: 24 prilli datë jo e favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike

“Më shqetësuese është pastrimi i Listës Zgjedhore, pasi që e dëgjuam edhe vet kryetarin e KSHZ-së duke thënë që të paktën duhen katër muaj që lista të jetë e pastruar”, tha mes tjerash kryeredaktorja e Portalbit, Elida Zylbeari, në emisionin e Alsat M – “200″, në lidhje me çështjen se a është 24 prilli datë e favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas Zylbearit, zgjedhjet e 24 prillit, nuk do të sjellin zgjidhjen e situatës sepse sipas saj, në një proces ku nuk ka garanca se Lista Zgjedhore nuk do të jetë e pastër dhe ku nuk do të merr pjesë opozita, do të kemi vetëm situata të përsëritura të asaj që shohim tani, ndaj reformat në media dhe pastrimi i Listës Zgjedhore janë të patjetërsueshme.

Kryeredaktorja e Portalbit, Zylbeari, vlerëson se në Maqedoni, nuk ka kulturë politike, ndërkaq pushteti ka lëshuar rrënjë duke mbjellë frikë te qytetarët që ta shprehin atë që e mendojnë, si pasojë e kësaj të fundit shteti ende nuk është ndarë nga partia.

Përndryshe, me metodologjinë e pastrilimit të Listës Zgjedhore të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë paraparë kontrolle statistikore, krahasim i kombinuar ndërmjet më shumë bazave të të dhënave, por edhe verifikimi në terren. Këtë të fundit e kanë pranuar VMRO-DPMNE dhe BDI, ndërkaq jo dhe LSDM.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandat Çiçakovski, ditë më parë pas takimit me katër përfaqësuesit e partive politike njoftoi se teknikisht, zgjedhjet mund të mbahen, por kontrollimi dhe pastrimi i Listës së Zgjedhësve nuk mund të bëhet deri në prill. Pak më vonë ai u kundërshtua nga disa anëtarë të këtij komisioni të cilët për thanë se me bashkëpunimin e të gjithë institucioneve kompetente, pastrimi i listës është i mundur.

VMRO-DPMNE dhe BDI njëzëri kanë vërtetuar qëndrimin e tyre se nuk lëvizin nga ajo që qëndronMarrëveshjen e Përzhinos, që zgjedhjet të mbahen më 24 prill, edhe pse paraprakisht nuk është respektuar asnjë afat nga po kjo marrëveshje, ndërkaq Komiteti Qendror i LSDM-së ka marrë vendin që të mos pranojë të del në zgjedhje partia e tyre pa pastrim të Listës Zgjedhore dhe mediume të lira. Nga ana tjetër KE-ja ka bërë thirrje që zgjedhjet të mbahen më 24 prill.

Rikujtojmë se në zgjedhjet e fundit në Maqedoni, ndodhi një paradoks! Numri i votuesve të regjistruar ishte më i madh se sa numri i qytetarëve mbi moshën 18 vjeçare, respektivisht atyre që kanë të drejtë votimi.

Ashtuqë: sipas sipas listës zgjedhore në zgjedhjet lokale të fundit (në prill, 2013) numri i votuesve të regjistruar ishte 1 743 403, ndërsa sipas publikimit të Entit Shtetëror për Statistika (në qershor, 2013) mbi moshën 18 vjeçare kanë qenë gjithsej 1 633 749 qytetarë; Sipas listës zgjedhore në zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare (prill, 2014) numri i votuesve të regjistruar ishte 1 779 572, ndërkohë që sipas publikimit të Entit Shtetëror për Statistika (në qershor, 2014) mbi moshën 18 vjeçare kanë qenë gjithsej 1 642 238 qytetarë. /Portalb

Lexo: Lista zgjedhore, dilemat rreth saj, a mund dhe pse duhet të pastrohet?!

Lexo: BDI dhe VMRO-DPMNE, njëzëri: Zgjedhje më 24 prill (VIDEO)

Lexo: LSDM: Nuk marrim pjesë në zgjedhje pa pastrimin e Listës Zgjedhore dhe mediume të lira

Lexo: Ja cila është metodologjia e KSHZ-së për pastrimin e Listës Zgjedhore

Lexo: Brukseli zyrtar do të inspektojë Maqedoninë ka mesi i shkurtit

Lexo: KE: Inkurajojmë qeverinë e re që të organizojë zgjedhje kredibile

Lexo: Dokumenti me nënshkrime, pikat që u morën vesh liderët e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button