Ja cila është metodologjia e KSHZ-së për pastrimin e Listës Zgjedhore

Në strategjinë e Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë paraparë kontrolle statistikore, krahasim i kombinuar ndërmjet më shumë bazave të të dhënave, por edhe verifikimi në terren, njofton Alsat M.

Institucionet kompetente për mbledhjen e të dhënave do të jenë:

Ministria e Punëve të Brendshme
Gjykata themelore
Ministria e Drejtësisë- Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve
Ministria e Drejtësisë – Drejtoria për udhëheqje me librat amë
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Nëse gjatë kontrolleve, KShZ ndeshet me votues të dyshimtë do të ketë kontrolle shtesë ku përfshihen edhe kontrollet në terren.

Llojet e kontrolleve në terren:
Analiza e bazës së të dhënave – zbulim kompjuterik i të dhënave të dyshimta
Nga lista drejt votuesit – nëse votues të caktuara vërtetë ekzistojnë
Nga votuesi drejt listës – sa qytetarë me të drejtë vote nuk janë në Listën e zgjedhësve

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i KSHZ-së Aleksandat Çiçakovski, pas takimit me katër përfaqësuesit e partive politike njoftoi mediat se teknikisht, zgjedhjet mund të mbahen, por kontrollimi dhe pastrimi i Listës së Zgjedhësve nuk mund të bëhet deri në prill. Pak më vonë ai u kundërshtua nga disa anëtarë të këtij komisioni të cilët për mediat thanë se me bashkëpunimin e të gjithë institucioneve kompetente, pastrimi i listës është i mundur.

Përndryshe, VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja pranojnë metodologjinë e propozuar dhe përgatitur nga KShZ-ja për pastrimin e listës zgjedhore. Kështu njoftojnë sot në komunikatat për shtyp nga këto dy parti ndërkohë që thonë se lëshojnë pe në kërkesat dhe vërejtjet paraprake të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button