KSHZ: I pamundshëm pastrimi i listës zgjedhore deri më 24 prill

Zgjedhje më 24 prill teknikisht mund të mbahen, por jo edhe pastrim i plotë i listës zgjedhore. Kështu është shprehur kryetari Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Çiçakovski, transmeton Portalb.

Ai me këtë qëndrim, paraprakisht, i ka njoftuar edhe grupet punuese.

“Teknikisht zgjedhjet mund të organizohen. Mirëpo, kontroll dhe pastrim i listës zgjedhore nuk mund të bëhet , që do të thotë se nuk mund të sigurohet listë zgjedhore në të cilën të gjithë do të kenë besim”, thuhet në kumtesën e Çiçakovskit.

Çiçakovski ka njoftuar partitë për vlerësimet e KSHZ-së si dhe për kushtet e pastrimit të listës.

Edhe lehtësuesi Piter Vanhojte tha se duhet kohë për zgjedhje kredibile.

“Është evidente se nuk duhet të bazohemi në afatet. Duhet të sigurohen kushte për pastrimin e listës zgjedhore për të pasur zgjedhje kredibile”, deklaroi Vanhojte./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button